Pas ndarjes nga jeta të James Van Der Beek, familja e tij ka kërkuar mbështetje financiare përmes platformës “GoFundMe”. Në mesazhin e publikuar në faqen e mbledhjes së fondeve thuhet se bashkëshortja e tij, Kimberly, dhe fëmijët po përballen me një të ardhme të pasigurt.
Sipas njoftimit, shpenzimet e kujdesit mjekësor të James dhe beteja e gjatë kundër kancerit kanë lënë familjen pa burime financiare. Ata po përpiqen të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të sigurojnë që fëmijët të vazhdojnë shkollimin, duke ruajtur njëfarë stabiliteti në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë.
Familja u ka bërë thirrje miqve, fansave dhe kujtdo që ka mundësi të kontribuojë, për t’i ndihmuar në përballimin e kësaj situate të rëndë.
Aktroi ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare duke lënë pas gruan dhe 6 fëmijë.
Amerika,shendetsia,jeta.Ky robi,actor,me insurance,e perseri ja kane marre paret complet ,pavarsisht se ka qene i siguruar.
Fëmijë si yje