Kënga e njohur shqiptare “Vajzat e fshatit tim”, e cila këndohet prej më shumë se 50 vitesh nga tre breza, rikthehet në vëmendje përmes një remix-i të realizuar nga reperja Tayna. Së fundmi, këngëtarja legjendare Alida Hisku ka zbuluar detaje në emisionin “Mes’dritë” nga ky bashkëpunim dhe reagimet e fansave.
Hisku tregoi se ideja për remix-in erdhi nga stafi i Taynës, të cilët ishin të impresionuar nga suksesi i këngës ndër breza.
“Menaxherët e Taynës më thanë se dëshironin të përdornin këtë këngë që këndohet prej dekadash. Kur u kontaktova, mendova që është një gjë e bukur për muzikën, jo për përfitime personale,” tha Hisku.
Reperja i kërkoi leje të përdorte një pjesë të zërit të saj dhe kontaktoi autorët origjinalë, përfshirë kompozitorin Enver Shëngjergji dhe autoren e tekstit Xhuljana Jorganxhi, për të ndjekur procedurat ligjore.
Një detaj që surprizoi publikun ishte shuma e ofruar nga Tayna: 250 euro. Ky fakt nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kritikonin reperen për nënvlerësimin, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të Hiskut.
“Nuk e shita këngën, ja dhurova. Shuma ishte thjesht një simbol,” përfundoi Hisku./ E.K

Si e dhurove !. Dhurohet puna , talenti , arti ....sidomos duke te paguar 250 euro , haaaa terhiqet kontraten se do te jape 750 euro tre fishin . Koqevaret kane lindur dhe do te vdesin koqe varur......
E me mire se ia ka dhene nen dore per efekt tatimesh.. Ishalla del e bukur kenga se erdhi vera ????
kenga eshte bere sh e vjeter tashme
Nuk ma merr mendja qe te kene te drejten e pronesise se kesaj kenge, as kengetarja dhe as kompozitori, pasi keto ishin kenge te porositura dhe te paguara nga shteti i asaj kohe. Mund te jem i gabuar, por ky eshte mendimi im.
1000 euro ti jap une vec mos tja jepje per 250 Skandal