Incident gjatë performancës, Shakira humb ekuilibrin dhe bie në skenë para publikut

11 Shkurt 2026, 17:00Lifestyle TEMA
Incident gjatë performancës, Shakira humb ekuilibrin dhe bie në

Shakira ka pësuar një incident gjatë një koncerti live, pasi u rrëzua në skenë pas përdredhjes së kyçit të këmbës, duke shkaktuar shqetësim te fansat e pranishëm.

Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës në San Salvador, teksa ylli kolumbian ishte në mes të performancës së saj. Gjatë interpretimit të hitit “Si Te Vas”, Shakira po lëvizte nëpër skenë kur papritur i është shtrembëruar kyçi i këmbës së djathtë, duke e bërë të humbasë ekuilibrin.

Si pasojë, ajo u rrëzua anash dhe përfundoi përmbys, duke tërhequr me vete edhe mbajtësen e mikrofonit. Për disa çaste, këngëtarja ndaloi së kënduari, ndërsa nga publiku u dëgjuan reagime shqetësimi.

Megjithatë, duke treguar profesionalizmin që e karakterizon, Shakira u ngrit menjëherë në këmbë dhe vijoi performancën pa e ndërprerë koncertin, ndërsa u mbështet nga grupi i saj dhe brohoritjet e kitaristit.

Më pas, artistja reagoi me humor në Instagram Stories, ku publikoi pamje nga momenti i rrëzimit dhe shkroi në spanjisht: “Mos u shqetësoni, jam bërë prej gome, hahaha.”

Koncerti ishte pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran” (“Gratë nuk qajnë më”) dhe shënonte performancën e saj të parë në San Salvador. Shakira pritet të performojë sërish në qytet këtë të diel, përpara se turneu të vijojë në Meksikë dhe të përmbyllet më 4 prill në Abu Dhabi.

Lini një Përgjigje