Patinatorja që po tërheq vëmendjen jo vetëm për rekordet, por edhe për bukurinë

12 Shkurt 2026, 12:05Lifestyle TEMA
Patinatorja që po tërheq vëmendjen jo vetëm për

Jutta Leerdam, kampionia holandeze e patinazhit të shpejtësisë, është një nga emrat më të komentuar të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, pasi triumfoi në garën e 1000 metrave duke fituar medaljen e artë dhe vendosur rekord olimpik me kohën 1:12.31.

Suksesi i saj sportiv ka qenë dominues prej vitesh. 27-vjeçarja është kampione bote në këtë disiplinë dhe një nga figurat kryesore të sprintit në patinazh, ndërsa më herët kishte fituar medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Pekinit 2022.

Në podium, Holanda dominoi plotësisht garën: Femke Kok mori medaljen e argjendtë, ndërsa japonezja Miho Takagi siguroi bronzin.

Por përtej rezultateve në akull, Leerdam ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare edhe për pamjen e saj dhe prezencën në rrjetet sociale. Ajo konsiderohet një nga sportistet më të njohura dhe më të ndjekura në disiplinën e saj, duke kombinuar karrierën si atlete elitare me atë të influencueses.

Fotot e saj jashtë pistës, paraqitjet publike dhe stili i kuruar e kanë bërë shpesh objekt artikujsh lifestyle, ku theksohet eleganca dhe karizma që e dallon nga shumë sportiste të tjera. Kjo ka bërë që Leerdam të krijojë një audiencë të madhe fansash, jo vetëm për performancën sportive, por edhe për imazhin që përcjell.

Në tribunë gjatë garës së saj ishte edhe i fejuari, influencer-boxeri Jake Paul, i cili u filmua tejet i emocionuar duke festuar fitoren e saj.

Me kombinimin e suksesit në sport, popullaritetit në rrjetet sociale dhe vëmendjes që merr për paraqitjen, Jutta Leerdam është kthyer në një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni olimpik./E.K

Burimi: The Guardian

Lini një Përgjigje