Një mbrëmje që duhej të ishte private për Dua Lipën dhe të fejuarin e saj, Callum Turner, u kthye në një moment të tensionuar në zemër të Parisit. Çifti u përball me një “stuhi” paparacësh sapo doli nga restoranti ku po darkonte.
Artistja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik, të cilët shpallën fejesën e tyre në korrik 2025, po përpiqeshin të kalonin një darkë të qetë larg syrit të publikut. Por sapo Lipa doli jashtë, fotografët i rrethuan menjëherë dhe nisën të realizonin shkrepje të njëpasnjëshme.
Sipas videove që po qarkullojnë në rrjet, Callum Turner u dëgjua duke u thënë paparacëve: “Nuk është në rregull”, ndërsa Dua, e cila mbulonte fytyrën me dorë, u shpreh: “Nuk po e bëjmë këtë”.
E veshur me një pallto me gëzof, bluzë të gjelbër dhe pantallona të zeza, këngëtarja u përpoq të ruante privatësinë, por paparacët nuk u tërhoqën. Madje, njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: “Na jepni një foto dhe do t’ju lëmë të qetë”, ndërsa një tjetër pretendon: “Nuk po ju ndjekim”.
Situata u tensionua edhe më shumë kur fotografët i kërkuan Lipës të ulte dorën për një foto më të qartë. E irrituar, ajo reagoi: “A mund të largoheni, ju lutem?”
Ndërkohë, Turner vendosi kapuçin mbi kokë dhe u përpoq të krijonte distancë. Kur makina e tyre nuk u duk menjëherë, çifti ndryshoi drejtim, por paparacët vijuan t’i ndiqnin. Në fund, siguria e restorantit ndërhyri për t’i shoqëruar drejt një zone më pak të ekspozuar.
Pamjet e incidentit u shpërndanë me shpejtësi në internet, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët kritikuan ashpër sjelljen e paparacëve dhe mbështetën çiftin./E.K
Another footage shows she’s literally shielding her face and the paparazzi keep pushing.????pic.twitter.com/Wyd0qyMyYC
— Trend_X_Now (@TrendxNow) February 11, 2026
Sa here martohet kjo,çdo vit?
I ka sjelle vet per lajm e klikime