Hailey Bieber ka tërhequr gjithë vëmendjen gjatë vizitës së saj solo në Australi, ku prezantoi linjën e saj të kujdesit për lëkurën, Rhode.
Modelja 29-vjeçare publikoi në InstaStory një selfie ku shfaqet me bikini të verdha dhe një bluzë bandeau, duke vënë në pah barkun e tonifikuar dhe linjat e saj perfekte. Në imazhin që bëri menjëherë xhiron e rrjetit, Hailey shihet e relaksuar, me këmbët e kryqëzuara, duke reflektuar shumë natyralitet.
Më pas, ajo ndau edhe fotografi nga eventi i lançimit të produkteve në Mecca Cosmetica, ku prezantoi koleksionin dhe shprehu entuziazmin për zgjerimin e markës së saj në tregun australian.
Rhode, e themeluar nga Hailey Bieber në qershor të vitit 2022, është kthyer në një nga markat më të suksesshme të kujdesit për lëkurën në industrinë e bukurisë. Në vitin 2025, marka u ble nga e.l.f. Beauty për rreth 1 miliard dollarë (afërsisht 940 milionë euro).
Lini një Përgjigje