71-vjeçarja i shpreh dashurinë publikisht aktorit të njohur! Deklarata që po komentohet ngado

16 Shkurt 2026, 11:23Lifestyle TEMA
71-vjeçarja i shpreh dashurinë publikisht aktorit të njohur!

Një deklaratë për aktorin turk Kıvanç Tatlıtuğ ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Këngëtarja e famshme Nükhet Duru, e ftuar në emisionin e Hakan Gence, dha një vlerësim që u bë menjëherë viral: “Është si pamja e Bosforit”, ndërsa shtoi edhe: “Unë e pëlqej shumë Kıvançin”. Krahasimi me Bosforin, një nga simbolet më të bukura të Stambollit, u interpretua si një deklaratë e hapur admirimi për hijeshinë dhe karizmën e aktorit.

Kıvanç është bërë i njohur për publikun shqiptar nga seriali legjendar “Dashuri e ndaluar”, “Kuzey Güney”, “Menekshe dhe Halili” etj.

Dhe pse duket si një deklaratë dashamirëse, në rrjete sociale kanë vërshuar komentet dhe memet mbi " dashurinë" e këngëtares për aktorin./E.K

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    nuk di ku qëndron lajmi këtu,por dhe nëse do ishte një "lajm",çfarë ka për tu bërë i tillë?edhe nëse do të ishte një deklarim dashurie!?ku është problemiiiii??a nuk mund të shprehë dashurinë një grua për një burrë,edhe kur është më e vjetër??"vërshojnë" komentet??kuuuuuuuuujt i plasiiiiiiiii??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje