Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale gjatë emisionit “Weekend” në Kosovë. Artistja ka folur për lidhjen e saj prej 15 vitesh, të cilën e përshkruan si shumë të qëndrueshme dhe mbështetëse.
“Është një dashuri 15-vjeçare, e gjatë dhe stabile, ku gjej shumë komoditet, rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë prej kohësh”, u shpreh Leonora. Ajo theksoi se partneri i saj preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes publike.
Gjithashtu, Leonora ka zbuluar se mungesa e prindit të saj e ka bërë të ndjejë pasiguri për organizimin e një dasme, një ëndërr që ajo e ka pasur që nga fëmijëria, por që për momentin e ndjen të vështirë për t’u realizuar./E.K

Bah, çafrë lajmi interesant, bombë, për fillim të javës! I lumi kombi i ynë për mediet vizive dhe të shkruara, si trushplarëse të sigurta.
Eh shyqyr se ishim ne ankth