
Së fundmi, Kim Kardashian ka fluturuar drejt Australisë për të takuar të dashurin e saj, Pete Davidson.
Dyshja kanë darkuar në një restorant italian. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, mirëpo Kim nuk e ka menduar se në atë restorant kamarieri do të ishte një fans i saj. Pasi i shërbeu darkën, punonjësi i Piccolo Cucina ka ndarë në rrjetet sociale disa foto.
Në foton e parë duket djali i cili krahas fotos shkruan: “Sot mora porosinë e Kim në punë. Faleminderit për bakshishin e majmë”,-duke i bërë tag edhe yllit televiziv.
Më tej kamarieri ka treguar se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga fansat e Kim se çfarë ka porositur ylli i “The Kardashians” duke postuar edhe faturën
Nga sa vihet re në foto, e gjithë darka e çiftit ka kushtuar, 576 dollarë.
Themeluesja e SKIMS, e cila ka 4 fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-burrin Kanye West, u fotografua duke zbritur nga avioni i saj privat më 16 korrik në Australi, e veshur me një veshje krejt të zezë. Çifti, i cili filloi të takohej vjeshtën e kaluar, ka qenë fizikisht i ndarë për katër javë.
Mos I publikoni këto çmime se i kopjojnë direkt në jug.
keto jane te vitii qe kaloi. Kete vij jane ngritur me 25%
Nothing, ca ka ketu per high praise, qeka frug nga xhepi , kjo supposed to pay more money, aq i pagova une vete I trete be restorant seafood ???? para tre diteve , nice and simple restaurant, ca ka per tu habit ne 600 dollars e ksaj , per gobin qe ka normal t’paguj na i 1000 or 2000 $ kjo e justifications her pusssy, that’s it
behet fjale per te lene bakshish o i jashtem. Ironi e kamarierit eshte, ironi. Po ti se kupto nga qe ngele edhe vete restoranteve “seafood” duke pastruar koka peshku