FOTO: Hoqi implantet e gjoksit dhe fillerat në fytyrë, modelja e njohur habit me transformimin

25 Korrik 2023, 13:23Lifestyle TEMA

FOTO: Hoqi implantet e gjoksit dhe fillerat në fytyrë, modelja e

Modelja e njohur Blac Chyna është rikthyer në rrjetet sociale pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjoksit dhe fillerat që i kishte bërë në fytyrë përgjatë këtyre viteve.

Chyna, emri i së cilës është Angela White, nisi ndryshimin e saj disa muaj më parë kur filloi të hiqte fillerat që kishte vendosur në fytyrën e saj (mollëzat dhe nofulla).

Transformimi i Blac Chyna ishte i qartë pasi postoi disa foto në Instagram.

Në mars, Chyna bëri një video në Instagram për t’i njoftuar njerëzit për vendimin e saj : “Unë thjesht dua që të gjitha zonjat atje jashtë të dinë, mos bëni injeksione silikoni sepse mund të sëmureni, mund të vdisni, të keni komplikacione dhe të gjitha këto gjëra të tjera të çmendura.”

Modelja dhe influencuesja shtoi edhe arsyet e saj se pse e donte ndryshimin“Së pari, jam e lodhur nga pamja. Dhe thjesht nuk është ajo si dukem. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem tek Angela. “

 

2 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    Nga bythe babuini ne bythe kali, goxha permiresim!

    Përgjigjjuni
    1. H
      HPQ

      na kallet daten me keto surreter per karnavale

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje