FOTO: Modelja që doli e zhveshur në rrugë përballet me 1 vit burg por refuzon ‘standardet e dyfishta’

26 Dhjetor 2023, 19:03Lifestyle TEMA

FOTO: Modelja që doli e zhveshur në rrugë përballet me 1 vit

Modelja 37 vjeçare Caroline Werner u arrestua në maj të këtij viti kur kishte nxjerrë qentë e saj të shëtisnin, e zhveshur nga mesi e lart, duke mbajtur vetëm një bluzë të lidhur në bel dhe pantallona të shkurtra.

Braziliania bukuroshe përballet tashmë me një vit burg por thotë se e beri në formë proteste pasi shumë burra dalin me veshje të tilla në bulevardet e plazhit, ndërsa ajo nuk mund ta bënte.

Por shumica e publikut e akuzonin atë për ekzibicionizëm dhe tërheqje vëmendjeje.

Pas arrestimit në bregdetin e Balneario të Brazilit pamjet e saj u bënë shpejt virale në rrjet, ku shihet që policët e prangosnin dhe e dërgonin në stacionin e policisë.

Zyrtarët raportohet se kritikuan për shkelje të moralit publik dhe e lanë të shkonte, por çështja vijon te jete nen hetim.

Por gruaja e fiksuar nuk hiqte dorë nga idea e saj duke thënë se “në vende të tjera gratë mund të ecin të zhveshura nga mesi e lart, prandaj sipas saj kjo duhet të lejohej dhe në qytetin e saj.

Në një intervistë modelja bionde thoshte: “Në shumë vende kjo është diçka normale, trupi i femrës nuk bëhet objekt seksualizimi, por në vendin tim megjithëse ligji e thotë, kjo nuk ndodh. Nuk mund të kem liri të njëjtë nëse detyrohem të pranoj këtë interpretim shtypës të ligjit”.

Kritiket thonin se Caroline me sa duket nuk e kupton se gjinjtë e femrave janë ndryshe nga ato të meshkujve prej funksioneve seksuale dhe të riprodhimit.

Ajo tregonte më tej për incidentin: “Isha në plazh duke shëtitur qentë dhe vendosa të heq bluzën. Pasi kalova rrugën u afruan ata të policisë bashkiake dhe më ndaluan në mënyrë arbitrare dhe të papërshtatshme, ata më prekën me duar dhe më prangosën”.

Modelja tha më tej se e kishin dërguar në burg dhe i mohonin të drejtën për të folur me një avokat: “Kur mbërritëm në stacionin e policisë ata më futën në qeli dhe më lidhën me pranga te një parmak, pa më lënë të flisja me askënd”.

Avokati i Werner shtonte: “Kjo që ndodhi ishte një abuzim me pushtetin dhe demonstron sesi keqinterpretohet ligji në lidhje me femrat, i diktuar nga kultura patriarkale”.

Gruaja pret dënimin që mund të arrijë deri në një vit burg dhe një gjobë të majme.

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    Police idiote komplet

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Po kur komuniteti i bytheqireve del lakuriq ne ate qe e quajne "pride parade", pse nuk nderhyn policia dhe ti plasi ne burg? Kjo goca ka pas qejf me i nxjerr cicat, lere qe ti nxjerre. Nje dite tjeter do me nxjerr dafllakun, lereni qe ta nxjerre. A jemi apo jo ne demokraci?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Nuk shikoj kush u demtua qe kjo doli lakuriq? Ligji per ndalimin e lakuriqesise ha interpretim. Rasti i nje fotomodele ne topless eshte artistik dhe mund te lejohet. Per mendimin tim modelja ka zbukuruar shetitoren. Natyrisht nuk jam dakort qe cdo budalle mund te zhvishet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje