
Modelja Demi Rose ka ngritur temperaturat gjatë udhëtimit të saj në Egjipt. Modelja e cila është sencacion i instagramit dhe njihet për paraqitjet unike, ka ndarë foto të ndryshme nga Egjipti, udhëtim këtë që e ka bërë në fillim të muajit shkurt.
Së fundmi, ajo shihet me një fustan blu, të çarë deri në kofshë dhe me një shall përsipër.
27 vjeçarja ka mbledhur flokët e saj bukur, gjersa nuk ka nguruar ta shfaq gjoksin duke zbërthyer pullat blu.
Bukuroshja ka vendosur një grim të lehtë në fytyrë dhe aksesorët e ndryshëm nuk kanë munguar në paraqitjen e saj.
Me çizme të bardha kauboj deri te gjunjët, modelja në foto ka shkruar “mëngjeset magjike”.
Kjo vjen pasi Demi ishte e lumtur që u kthye në shtëpi në Ibiza në fillim të këtij muaji pas udhëtimit të saj të zgjatur në Egjipt.
Lini një Përgjigje