Këngëtarja shkruan historinë, shpallet artistja më e shitur e vitit për herë të tretë

24 Shkurt 2023, 12:18Lifestyle TEMA

Këngëtarja shkruan historinë, shpallet artistja më e shitur

Taylor Swift është fituesja e çmimit “Artisti Ndërkombëtar i Vitit 2022” nga organizata ndërkombëtare që përfaqëson industrinë e muzikës së regjistruar në botë (IFPI). Kjo është hera e tretë që ajo kryeson në historinë e këtij çmimi.
Publikimi i albumit të saj të fundit “Midnights” në tetor të vitit 2022 e riktheu atë në krye të renditjes.

Fituesja e çmimit zgjidhet sipas performancës globale në të gjitha format digjitale dhe fizike të muzikës, gjatë vitit të kaluar.

“Taylor është një yll me të vërtetë i mrekullueshëm ndërkombëtar që vazhdon të rritet dhe të evoluojë si artiste, duke pasur gjithashtu një marrëdhënie tepër të fortë me fansat e saj në mbarë botën”, tha CEO i IFPI, Frances Moore.

Ky vit shënon vitin e dhjetë që IFPI e jep këtë çmim, ku këngëtarja është artistja e parë dhe e vetme që kryeson tre herë listën pasi fitoi në 2014 dhe 2019.
10 artistët më të mirë të regjistrimeve globale 2022:

1) Taylor Swift
2) BTS
3) Drake
4) Bad Bunny
5) The Weeknd
6) SEVENTEEN
7) Stray Kids
8) Harry Styles
9) Jay Chou
10) Ed Sheeran

Lini një Përgjigje