FOTO: Zbulim i jashtëzakonshëm në Romë, del në dritë statuja e Herkulit

27 Janar 2023, 15:35Lifestyle TEMA

FOTO: Zbulim i jashtëzakonshëm në Romë, del në
Një statujë e Herkulit është zbuluar në Romë gjatë punimeve të një kantieri në Parco Scott, në zonën midis Cristoforo Colombo dhe Via Appia Antica.

Për të treguar se statuja e mermerit me përmasa reale i përket Herkulit dëshmon prania e shkopit dhe e lëkurës së luanit që mbulon kokën e tij, tipare tipike të ikonografisë së gjysmëperëndisë.
“Sigurisht mund ta identifikojmë statujën prej mermeri me një personazh të veshur si Herkuli”
Në faqen e Facebook Parku Arkeologjik Appia Antica sqaron se skulptura doli në dritë gjatë punimeve për riparimin dhe rikuperimin e kanalit të ujërave të zeza, ndërsa falënderon arkeologen Federica Acierno, e cila po ndjek punimet në një zonë me interes arkeologjik.

“Në disa pika shembja e gazsjellësit të vjetër, që daton në shekullin e kaluar, kishte çuar në hapjen e humnerave të rrezikshme në park dhe në rrëshqitjen e dheut të kodrës. Prandaj u bë e nevojshme një ndërhyrje e madhe dhe komplekse që përfshin lëvizje të mëdha të tokës dhe që do të pasohet nga një restaurim i plotë i zonës dhe mbjellja e pemëve të reja”.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "statuja e mermerit me përmasa reale i përket Herkulit"?? ëëëë,i përket një figure mitologjike??o hajvanër është një nga statujat që paraqesin një figurë mitologjike dhe jo një personazh që ka jetuar!nuk mund të thuhet i përket!!është një sklupturë që paraqet një nga versionet që janë bërë për të!!seicili e ka parë si i ka dashur mëndja!!sepse askush nuk e ka parë në realitet!!

    1. L
      Lëkursi

      HAHHA, saktë. Statuja e Herkulit te perralles, hahahahahah. Po pati nje shkop e lekure kraheve eshte Herkole, hahahahaha. Greqi nuk ka patur ne lashtesi perveçse qe nga viti 1830 e kendej. Dhe luane nuk ka ne Greqi. HAHAHAHHAHAHAh

    2. T
      Tir Vasili

      Nuk eshte e Herkulit , se Herkuli do te kishte breke

      1. T
        Titi

        Kjo qenka Herkulja gruaja e Herkulit

        Lini një Përgjigje