FOTO: “Zbulimi i shekullit”, nga balta dhe ujërat termale dalin në dritë zotët etruskë

8 Nëntor 2022, 17:01Lifestyle TEMA

FOTO: “Zbulimi i shekullit”, nga balta dhe ujërat termale dalin

Ishin aty të heshtura, që 2500 vite më parë. Të mbuluara nga balta e ngurtësuar, që së bashku me ujërat termale i kanë mbajtur statujat e zotëve etruskë dhe romakë në një gjendje të jashtëzakonshme.

Dikur hijerënda dhe të adhuruara, deri në shekullin e katërt, kur krishtërimi i cilësoi ato si vepra blasfemike, por nuk i shkatërroi, i fshehu në vaskat e një prej qendrave termale më të njohura të Italisë, në San Casciano dei Bagni.    

Punimet e arkeologëve rastësisht nxorën në pah këto objekte, që përfaqësojnë një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit.

Mijëra monedha dhe objekte të ndryshme, dhe veçanërisht 24 statuja në bronz të madhësive të ndryshme, janë ruajtur në kushte mahnitëse.

“Një zbulim që do të shkruajë historinë”, komentoi arkeologu Jacopo Tolli, jo vetëm për statujat në bronz që kujtojnë të famshmet statuja të gjetur në Riace të Kalabrisë, por edhe për dëshmitë e rralla në gjuhën etruske, që tregojnë se kjo gjuhë misterioze ka bashkëjetuar më shumë sesa mendohej me gjuhën latine, që më pas u kthye në dominuese në gjithë Mesdheun.

Kantieri i gërmimeve është mbyllur dhe do rihapet në pranverë ku priten gjetje të tjera. Ndërkohë arkeologët nga e gjithë bota pritet të bashkëpunojnë pasi do të kenë material pafund gjatë këtij dimrit.       

 

16 Komente

  1. h
    historiani

    Pa dyshim qe zbulimet e kultures etruske jane shume te rendesishme per historine tone antike. Se pari pasi hidhet keshtu poshte teorite se iliret nuk kane patur zhvillimin e grekeve te lashte dhe se gjuha e tyre nuk ka qene e shkruar. Profesor Ilia Stillo ka patur nje teori shume ambicioze ne lidhje me alfabetin grek, te cilin ai e quan alfabet ilir qe u mor prej grekeve. Le te shohim se cfare te rejash do sjelle ky zbulim i ri.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Herrmand

      Nuk e di a eke visituar ndonjeher muzehun etrusk ne itali! Problemi eshte qe ne ate muze nuk permendet asgje ne lidhje me shqiptaret e iliret. Qe te ndryshosh historine duhen fakte dhe jo fjale.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Truni

        E-TRURI-a

        Përgjigjjuni
        1. h
          historiani

          Kultura etruske eshte nga kulturat me pak te studjuara nga historia moderne, packa se eshte nga kulturat me te rendesishme para-romake. Ka nje lidhje midis etruskeve dhe ilireve, pasi eshte e dokumentuar qe etrusket kane qene ilire qe kane emigruar nga Ballkani per ne gadishullin Iberik. Mbase kjo ka qene edhe aresyeja se perse kjo kulture nuk ka patur interesin e duhur per ta studjuar. Milan Shuflaj, albanologu i njohur kroat ishte i pari qe beri lidhjen midis etruskeve dhe shqiptareve. Po keshtu, sipas Shuflajt, kroatet jane ilire te sllavizuar. Po te shikosh se Kroacia e sotme shtrihet ne territorin e Liburneve, tribuja ilire e famshme per ndertimin e anijeve liburne, me te cilen mbreteresha jone Teuta i mbajti larg brigjeve tona legjionet e Romes. Nje lidhje qe mundet edhe juve ta dalloni eshte gjuha e etruskeve, shkruar ne rrenojat e qyteteve te tyre me shkronja qe ne sot i njohim si alfabeti grek. Shumicen e ketyre fjaleve ne i perdorim edhe sot ne gjuhen moderne shqipe, ne ndryshim prej greqishtes se sotme, qe nuk ka pothuajse angje te perbashket me greqishten antike. Mbi kete baze mbeshtetet profesor Stillo kur deklaron se alfabeti grek, eshte alfabeti ilir, qe u mor dhe u perdor nga greket. Nje nga zbulimet mbi te cilat profesor Stillo mbeshtetet ne deklaratat e tija jane mijera pllaka te gurta me shkrime greke te zbuluara ne Sicili, te cilat nuk i deshifrojne dot shkencetaret qe njohin greqishten antike. Profesor Stillo pretendon se i ka deshifruar ato duke u mbeshtetur tek gjuha shqipe. Per keto pllaka, ai pretendon se jane tituj pronesie. Une nuk e di nese Stillo apo te tjere si ai kane te drejte ne pretendimet e tyre, por per nje gje jam mese i sigurte se zbulimet e metejshme dhe studimet perkatese te kultures etruske do te sjellin nje revolucion ne menyren e konceptimit te historise se antikitetit per gadishullin tone.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vk

            Dakort po kete emrin " Historian" hiqe se na cudite.

            Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Presim kocaqin të na ndriçojë me ndonjë teori që gjuta Etruske ishte shqipja e vjetër. Në Cortona që është gjithmonë në Toscana,është një mbishkrim Ertusk që një arkeologe shqiptare që kishte studiar në Sapienza gjatë viteve 1930 ( Nermin Vlora) në mos gaboj,e përafronte me alfabetin shqip.Në të vërtetë ka njëlloj përafërsie për një person jo ekspert.Komisjoni shkencor që shqyrtoi studimin e hodhi poshtë si pa asnjë bazë shkencore. Kur të flisni idiotësira,duhet të sillni edhe argumente idiote të besueshme.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kali

          Shkenctar ti, bre?! Çfar shkolle dhe botimesh keni, or tej?

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            "k" ka shkollen dhe botimet e ketij timit.

            Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Shqiptarët janë idiotë injorantë debila mizerabël sot,imagjinoni si ishin 2500 vjet më parë. Keni ndonjë kontribut për argumentin ,apo fujta kot se jemi vetë fshatarë dhe ka mundësi të jenë edhe tjerët.

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            k-me individe si ty, eshte e pa mundur te perdoresh llogjiken, pasi edhe ne kete forum, "historiani" ka dhene ca spjegime me siper. Nese ato nuk mjaftojne, ka shume mundesi te tjera qe te zbulosh shume fakte nese ke kapacitetet profesionale per te bere dicka te tille. Ne te kunderten, me mire mos u prononco sic bejme ne te tjeret qe nuk i kemi ato kapacitete ashtu si edhe juve.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Sikur edhe ju të vizitonit museumet Etruske në Tuscia,Umbria dhe Toscana ku mbeten akoma sot qytetet nën tokë,urnat funerare,katakombat dhe varrezat Etruske,me mbishkrime,artefata,skulptura,etj, do të bindesh se nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me ilirët që nuk janë shqiptare por ku perfshihen te gjitha kombesite e ballkanit.Shpifja e rremë pseudo-nacionaliste se iliret jane shqiptaret e sotem eshte vetem nje parulle pa asnje bazë qe sherben per te genjyer kompleksin kombetar te inferioritetit shekullor.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ermelinda

                beh albanesi sono ignorante, ma quali argomenti avete per dimostrare che gli albanesi non sono in quelle Troje così antiche come si dice? Gli albanesi sono i benvenuti a vedere i musei etruschi, ma hai visto i musei archeologici in Albania e hai letto gli autori antichi?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ermelinda

                  beh albanesi sono ignorante, ma quali argomenti avete per dimostrare che gli albanesi non sono in quelle Troje così antiche come si dice? Gli albanesi sono i benvenuti a vedere i musei etruschi, ma hai visto i musei archeologici in Albania e hai letto gli autori antichi?

                  Përgjigjjuni
              2. v
                vlonjati

                Shqiptareve ju ha mune zotrote.

                Përgjigjjuni
              3. O
                OTI

                Nemesis përdhunohet nga DIA edhe bënë një Vezë ,nga veza lindi ELENA e Trojës edhe DIOSKURET .Etruskët janë Shqiptarë sepse edhe Elinet janë Albanë .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Soza

                  Është një libër "Fundi i misterit etrusk". Në këtë libër por edhe në të gjithë literaturën mbi këtë çështje, mbizotëron mendimi se gjuha dhe shkrimet etruske mund të dyshifrore nga ilirishtja dhe gjuha e sotme shqipe. Shkrimet etruske kanë një veçori se zhvillohen nga e djathta në të majtë. Shqiptarët janë këta që gjallojnë sot në trojet e tyre të tkurrur dhe flasin shqip. Lidhjen gjuhësore të shqiptarëve me etruske kryesisht e mbrojnë shkencëtarët e fushës austriakë, gjermanë, francezë dhe kroatë. Shkencëtarët italianë, edhe pse në territorin e tyre, janë të ndarë në dy kampe, pro dhe kundra lidhjes së tyre me shqiptarët, por janë të një mendje se janë ilirë, ashtu si dhe shumë të tjerë që kanë jetuar në antikitet në gadishullin Apenin. Në mbyllje, shkronjat janë shumë të përafërta, por nisja e fjalëve dhe fjalive është në kahe të kundërta. Pavarësisht nxitimit që shihet në shkrimet dhe komentet, ju ftoj të lexoni më shumë dhe të jeni seriozë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje