
Moti në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë ka qenë i ftohtë, me reshje borë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat u ulën në -5C në Londër ndërsa në qytete si Cardiff, Liverpool dhe Edinburgh u ulën në 0 gradë.
Megjithatë, Britania nuk është vendi më i ftohtë në Tokë për momentin.
Oymyakon në Rusi konsiderohet kryesisht si fshati më i ftohtë në botë.
Sot, vendbanimi i vogël ka një temperaturë të pabesueshme, -49 gradë Celsius.
Rreth 500 njerëz jetojnë në zonë dhe temperatura mesatare arrin rreth -50C.
Gjatë muajve më të nxehtë të vitit, qershor dhe korrik, në Oymyakon temperatura është 10 C , por shkon përsëri nën 0 C nga shtatori në maj.
Temperatura më e lartë që banorët kanë ndjerë ka qenë 18 gradë Celsius në vitin 2010. Vizitorët zakonisht mund të shkojnë në Oymyakon duke fluturuar në aeroportin më të afërt në Ust-Nera, megjithatë duhen edhe 14 orë me makinë për të mbërritur në destinacion.
Mjafton te lexosh ne Wikipedia dhe shikon qe temperatura me e larte eshte regjistruar ne vitin 2010 ,34.6 grade dhe me e ulta minus 67 grade.Fshati eshte afer rrethit polar ne nje lugine mes 2 malesh prandaj dhe temperaturat jane shume te uleta.Shkrim koti qe si hyn ne pune askujt.Ne vend te Liverpool mund te kishit sjelle si shembull vendin me te ftohte te Shqiperse dhe aty mund te kishit folur per kete katundin qe ndodhet ne pidh te arushes.