Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka treguar se blerja më e shtrenjtë e jetës së tij nuk është një makinë luksoze apo një vilë madhështore, por avioni i tij privat.
Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Al Nassr-it tha se avioni është investimi më i madh financiar që ka bërë ndonjëherë, duke zbuluar edhe disa detaje për të.
“Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë? Avioni. Global Express. E kam prej 13 vitesh, por e kam ndërruar vitin e kaluar, kështu që është mjaft i shtrenjtë.”, tha Ronaldo me buzëqeshje.
Avioni i tij privat, i personalizuar me logon “CR7”, i mundëson atij të udhëtojë me familjen dhe stafin në çdo cep të botës me luks dhe komoditet maksimal. Avioni kushton rreth 25 milionë euro, sipas mediave britanike, dhe përfshin një ambient të brendshëm të projektuar posaçërisht për Ronaldon.
Superylli 40-vjeçar është i njohur për stilin e jetesës luksoze, por në këtë rast ai tregoi se prakticiteti dhe rehatia janë po aq të rëndësishme sa çmimi.
“Më pëlqen të udhëtoj me familjen në kushte të mira. Nuk është thjesht luks, është komoditet dhe privatësi.”, shtoi Ronaldo.
Epo prandaj pranohet se e kreu ciklin e vet ekonomia e tregut te lire sepse nuk ka shperndarje te drejte te te ardhura. Nuk mund te luaje ne kushte komode futboll zotnia ne qofte se nuk do ta bejne punen mire kepucari, punonjesi i fushes, rrobaqepesi, e plot profesionist te tjere qe i krijon keto kushte . Nuk po ben punen e tjetereve qe shperblehet aq shume sepse profesionin e vet kryen. Nuk shperblehen ato tammam per punen qe kryejn edhe merr ky hakun e te tjereve. Ka ardhur kohe qe te ndryshoj shperndarja e te ardhurave qe krijohet.
Është marketing që i ka rritur kaq shumë pagesat e futbollistëve. Kot i drejtohesh Cristiano Ronaldos,ç'duhet të bënte ai? Të thoshte nuk e dua këtë pagesë sepse punëtori i fushës merr shumë më pak!????