VIDEO e sikletshme: Qytetari puth dhe tenton të prekë nga gjoksi presidenten meksikane

5 Nëntor 2025, 18:17Lifestyle TEMA
VIDEO e sikletshme: Qytetari puth dhe tenton të prekë nga gjoksi

Ndërsa presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, po fliste me qytetarët në një rrugë të zonës historike të Mexico Cityt të martën, një burrë iu afrua nga prapa dhe u përpoq t’i prekte gjoksin para ndërhyrjes nga zyrtarët.

Në një video që është bërë virale në rrjete sociale, burri shihet teksa afrohet ta puthë në qafë dhe më pas mundohet me duar të prekë trupin e saj. 

Presidentja ia largon duart teksa dëgjohet tek i thotë ekipit të saj të mos merakosen.

Zyra e saj nuk ka komentuar më tej incidentin.

Sheinbaum, sikur pararendësi ish-presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, përpiqet të mbajë vazhdimisht lidhjen me qytetarët, shpesh duke hyrë në turma për fotografi e shtrëngime duarsh.

3 Komente

  1. Z
    ZYBER

    drogaxhi hesapi

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Do e kete pasur dashnore ne shkolle hahaha

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        Aq xirxull sa është ai ka shumë mundësi që ai nuk ke di që ajo është presidentja.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje