Dasma e shumëpritur e Cristianos me Georginën, futbollisti tregon detajet e planifikuara

5 Nëntor 2025, 12:56Lifestyle TEMA
Dasma e shumëpritur e Cristianos me Georginën, futbollisti tregon

Cristiano Ronaldo ka treguar së fundmi se dasma e tij me partneren e shumëvjeçare, Georgina Rodriguez, mund të ndodhë vetëm pasi ai të përmbushë një tjetër ëndërr të madhe në karrierë: fitimin e Kupës së Botës 2026 me Portugalinë.

Në një intervistë të re, superylli portugez pranoi se planet për martesë kanë qenë prej kohësh pjesë e diskutimeve të çiftit, por të dy presin momentin e duhur. “E kishim planifikuar ta bënim pas Kupës së Botës me trofeun”, tha Ronaldo, duke lënë të kuptohet se ideja e kurorëzimit vjen e lidhur me një sukses historik për kombëtaren e tij.

Ronaldo zbuloi gjithashtu se Georgina preferon një ceremoni të qetë dhe intime, larg syrit të publikut. “Ajo nuk i pëlqen festat e mëdha. Do të respektoj vendimet e saj”, u shpreh sulmuesi, i cili madje e ftoi moderatorin Piers Morgan të jetë pjesë e ‘stag party’-t të tij.

Në vitin 2026, Ronaldo do të jetë 41 vjeç, por megjithatë mbetet i vendosur të udhëheqë Portugalinë drejt një tjetër suksesi madhor. Kombëtarja portugeze pritet të ketë një skuadër të fortë dhe ambicioze në Botërorin e Amerikës së Veriut, ndërsa vetë Ronaldo shpreson ta mbyllë karrierën ndërkombëtare me një triumf historik.

Ndërsa pritshmëritë rriten, fansat po ashtu presin me kureshtje nëse ëndrra e tij për trofeun dhe më pas dasmën do të bëhet realitet.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Perfundimisht Ronardo nuk do te martohett dhe nuk do te beje ddasem.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje