
Frika më e madhe e Ryan Giggs është bërë realitete sepse prej disa ditësh nga gjykata po rrjedhin informacionet me dëshminë e ish të fejuarës Kate Greville, e cila ka rrëfyer me dateje dhunën fizike e psikologjike të ish-trajnerit dhe lojtarit uellsian.
Sipas “The Sun”, për tre vite ka zgjatur terrori i Giggs ndaj 38-vjeçares e cila vendosi ta braktiste në vitin 2020 kur rrezikoi shumë pasi ish-mesfushori ushtroi dhunë.
Aktualisht, Giggs po merr pjesë në seancat gjyqësore ku akozohet edhe për dhunën ndaj motrës së ish të fejuarës, Emma, e cila është dhunuar gjatë momentit që ka tentuar të largojë 38-vjeçaren nga duart e Ryan.
Në ditën e katërt të rrëfimit, Kate ndalet te një detaj i vitit 2019 në hotelin Stafford:
“Më hodhi në kokë valixhen dhe laptopin duke më shkaktuar një dëmtim. Më pas më hodhi nga krevati dhe më nxorri në korridorin e hotelit tërësisht lakuriq. Kjo është 100 % ajo çfarë ka ndodhur.
Unë isha skllave seksuale e çdo kërkese të tij. Më bënte të kuptoja se duhej të realizoja të gjitha kërkesat e tij, përndryshe do të kisha pasoja. Më izoloi tërësisht nga njerëzit dhe nuk dëshironte të kisha kontakte me familjen time”.
Një episod tjetër i rrëfimit të Kate është ai që lidhet me vitin 2017 në Dubai ku u detyrua sërish të dilte lakuriq nga dhoma e hotelit.
Keto femra e dine mire qe po fejohen me nje lojtar te madh, pra duhet ta pranojne gjithe paketen, jo vetem lavdine, por edhe veset qe ka. Tani qe Ryan Giggs nuk ka me asnje vlere si me pare, doli kjo dhe ankohet cfare paska hequr. Femra pilivile, dashurohen me portofolin.