
Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.
Pra, sipas saj armën e ka vendosur me qëllim hakmarrje, biznesmeni Fisnik Syla. Jo vetëm kaq, por Fjolla (nuk dihet nëse i drejtohet vetëm ish-partnerit), por ka bërë akuzën e fortë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën që nuk ka arritur dot të ngrihet në këmbë nga spitali. Ajo gjithashtu është shprehur se prej tij nuk ka marrë asgjë përveç disa rrobave dhe çantave, pasi shtëpinë e ka të sajën.
Së fundmi bëri thirrje publike portaleve, pasi sipas saj shteti po ‘e sulmon’ dhe ka kërkuar ndihmën e popullit dhe institucioneve të huaja për ta shpëtuar.
E duket se pas këtij rrëfimi tronditës ajo ka marrë mbështetjen e duhur nga ndjekësit e saj dhe vetëm pak më parë me anë të një Instastory i ka falenderuar ata për gjithë fjalët e mira dhe përkrahjen.
“Të dashur Miq, Mikesha! Faleminderit të gjithëve për kujdesin që keni treguar ndaj meje dhe nuk jam vetëm, ju kam ju. Shpresoj që me këtë punë do të merren njerëzit kompetentë të shtetit ndaj Fisnik Sylës. Ju falenderoj nga zemra për përkrahje morale”.
Zogu beje burgun si gjithe te tjeret ligji eshte nje per te gjithe mos u qurravat forumeve se nuk te shpeton kush te lane arreste shtepie dhe u arratise bajge
Prostitute VIP si gjithe "vajzat e mira" te Tiranes, Prishtines dhe Big Bother.