FOTOT: E quajti Ronaldon ‘mashkullin e ëndrrave’ ndërsa ekspozonte stolitë, fansat e kritikojnë Georginan si oportuniste

10 Qershor 2022, 11:50Lifestyle TEMA

FOTOT: E quajti Ronaldon ‘mashkullin e ëndrrave’ ndërsa

Georgina Rodriguez ia ka dedikuar postimin e fundit në rrjetet sociale partnerit të saj, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja publikoi fotografi nga aeroplani privat, një selfie me syperyllin portugez dhe një tjetër imazh nga një veturë.

“Para disa ditësh me mashkullin e ëndrrave të mia”, ishte përshkrimi që zgjodhi Georgina, ndërsa futbollisti ia ktheu me simbolin e ‘zemrës’.

Fansa të shumtë reaguan në komente duke i quajtur si çiftin më të mirë të ditëve të sotme.

“A ka çift më të bukur? Për shkakun tënd kam pritshmëri të mëdha në dashuri”; “E bukur”; “Ti je e mrekullueshme”; “Më pëlqen pamja jote e zakonshme” – ishin disa prej komenteve të ndjekësve.

Megjithatë, edhe pse Georgina shfaqej me një fustan të thjeshtë dhe atlete, me të cilat rrallëherë shfaqet në publik, vëmendjen e morën stolitë e shtrenjta që shiheshin në çdo fotografi dhe disa e kritikuan për këtë.

“Mos u shqetëso, i shohim stolit”; “Le të jenë stolitë në plan të parë”, “Mashkulli i ëndrrave të saj? Mendoj se në radhë të parë janë diamantet”; “Kjo më duket më shumë si një reklamë ore”; “Georgina, bëhu e sinqertë. I do milionat e tij dhe kjo shihet qartë në këto fotografi” – ishin disa prej reagimeve. 

4 Komente

  1. s
    s'ka mo truLeshe se femra Braziliane

    e kerkoj Princin ne DisneyLand dhe e gjeti mes topave . Mi ploteson te gjitha deshirat tha: Vetem nji gje jo ! Cfar e ngacmoj fotoreporterja ? Ate qi s'thuhet ju pergjigj Gjiorgjiana duke ulur kapakun e syve ne largim e siper . - E shkreta thirri Reporterja para kameres se TV . Ne Brasil ja benin ndryshe .Ja pra qe lumturia perfundoj ajo emisionin s'eshte te kesh ,por te jesh :P

    Përgjigjjuni
    1. g
      goni

      she is a joke of a woman ......

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goni kurvari

        eeee ooo sa Gonëra do bëhemi ketu ?

        Përgjigjjuni
      2. v
        vlora.vlora

        Po s do mend me leke te plotesohet cdo gje ,por eshte i shemtuar si dreqi ama ,dhe tani supozohet qe e ka rregulluar ca leku

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje