
Gruaja e një tjetër futbollisti ka marrë vëmendjen e mediave britanike për shkak të komenteve që ajo ka bërë në rrjetet sociale në lidhje me jetesën në Britaninë e Madhe apo dhe ushqimin.
Bëhet fjalë për Sara Arfaoui, bashkëshorten e futbollistit të Manchester City, Ilkay Gundogan e cila është ankuar për restorantet në Manchester, ku sipas saj nuk ka një vend të mirë për të ngrënë.
27-vjeçarja e lindur në Francë, por që ka jetuar që e vogël në Itali, shkruan në rrjetet sociale se restorantet në qytet kanë ushqim shumë të keq dhe se janë të fokusuar në bërjen e parave përmes pijeve.
Ndërsa i përgjigjet një ndjekëseje, Sara shkruan se në Manchester nuk mund të gjesh një restorant të mirë italian apo për sushi, por vetëm ushqime të ngrira.
Një deklaratë të ngjashme bëri disa muaj më parë dhe bashkëshortja e Angel Di Maria, e cila u shpreh se njerëzit në Britani ishin të ftohtë, ndërsa gratë sipas saj dukeshin si prej porcelani.
Ne Britani kam qene 3 here qe nga viti 1999 e deri ne 2001. Si ne Londer, ashtu edhe ne disa qytete te tjera britanike, restorantet gatuanin ushqim shume te keq. Sipas komenteve te kesaj zonje, duket se gjendja nuk ka ndryshuar as ne ditet tona. Kam pershtypjen se kjo lidhet me mungesen e traditave kulinare te Britanise apo vendeve te tjera te Europes veriore, pasi te njejten situate e kam gjetur edhe ne Suedi dhe sidomos ne Norvegji. E njejta situate eshte edhe ne SHBA apo Kanada, ku restorantet me baze britanike jane pabet qe kane "fish and cips" apo hamburget me patate te skuqura qe ne shumicen e rateve jane te pa ngrenshme, te pakten per njerez si puna jone qe vijme nga zonat e mesdheut, qe ka edhe gatimet me te mira ne bote. Perjashtim bejne zonat ku ka restorante me ushqim te vendeve te mesdheut, si ate italian, francez, grek apo edhe libanez, por edhe keto, ne shume raste jane britanizuar apo amerikanizuar, duke servirur pjata me sasi te madhe te porcioneve ne dem te cilesise.
Hajde në Shqipëri të kënaqes me gjithçka. Mqs je dora jonë po të tregoj një lokal në Tiranë. Te "Gjinokastra" të hash paçe, pilaf dhe kos. Aty porosiste dhe Bamiri dhe stafi i tij kur ishte President. Poshtë Saliu dhe rrofshin vëllezërit Bluzz me kullat që po na ndërtojnë
Po e ke me te degjuar kete lokalin qe permend me lart , ta sugjeroj te shkosh ta provosh njehere pacen pilafin kosin dhe mrekullite kulinare qe vetem nje mjeshter si pronari i saj mund ti gatuaj. ( tek ish ekspozita) Shko te kuptosh si haet mire dhe me shije. Bamiri e di mire si tironc i vjeter qefli se ku mund te hash mire.
duket qe HotDog-u s'beka pjes ne menu-ne e bukuranes franceze . cudi se francezet han perdite Baguette .
Hade ne Albaniston mi goce, do gjesh pras bio me bollek, patellxhon me gunga, damote, gjiz, raki ballkazoni ene lloj lloj gjojnash te tjera. Londra eshte kot, ene ca gra ministrash qe kane shku per pazare ne dyqonet firmato, nuk e pelqyen, ska si Albanistoni thane kur u kthyn.
Kam 8 vjet e gjys ne Tirane me pune. Qytet me te shpifur se ben nena. Vetem nje gje e ka super qe nuk e kam gjetur kudo ku kam shkuar , Restorantet. Sic haet ne Tirane nuk haet askund.