FOTOT: Hipokrizi ekstreme, fëmijët e pasur të Kremlinit që jetojnë mes luksit në perëndim

14 Prill 2022, 11:16Lifestyle TEMA

FOTOT: Hipokrizi ekstreme, fëmijët e pasur të Kremlinit që

Ata jetojnë në një botë me avionë privatë, apartamente pariziane, pushime në resorte skish austriake dhe shkollim në universitetet elitare të Londrës apo Nju-Jorkut. Prindërit e tyre zotërojnë prona në rrugët më të famshme të kryeqyteteve europiane. Rrjetet e tyre sociale janë të mbushura me rroba firmato dhe evente me tapet të kuq.

Po flasim për fëmijët e pasur të Kremlinit.

Ndërkohë që prindërit e tyre sulmojnë dhe përbuzin Perëndimin, fëmijët rriten në qytete perëndimore.

“Kemi të bëjmë me hipokrizi ekstreme. As nuk e shikojnë kontradiktën. Ata mendojnë se ka një rivalitet Rusi-SHBA, por kjo nuk i pengon që djemtë e vajzat t’i arsimojnë në SHBA”, tha për CNN profesori i Universitetit të Kalifornisë, Daniel Treisman.

Duke u bazuar në postimet e rrjeteve sociale dhe të dhënat e pronave të paluajtshme, Fondacioni Anti Korrupsion zbuloi se familjarët e Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, zotërojnë automjete luksoze dhe shtëpi të shtrenjta në të gjithë botën, përfshi edhe në Francë.

Pasuria e pashpjegueshme e familjeve pranë Putinit, sipas ekspertëve, vjen nga kleptokracia.

“Kleptokracia është një qeveri e komanduar nga hajdutët, ku politikat dhe vendimet merren në interes të këtyre hajdutëve”, shprehet profesori Jodi Vittori.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Hipokrizi ekstreme, fëmijët e pasur të Kremlinit që jetojnë mes luksit në perëndim " fëmijët e politikanëve që mbrojnë "shpirtin e pastër rus" dërgojnë fëmijët e tyre të jetojnë "në degjenerimin perëndimor"!! bile krye mbrojtësi i rusisë,familjen e tij të re e ka në zvicrën e "degjeneruar"!! dhe populli rus vazhdon e beson në përrallat me gogol perëndimor,që dhe ne shqipot nuk i besojmë më!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje