
Orët e kaluara në palestër e kanë bërë efektin e tyre: Rita Ora ka arritur një formë të admirueshme fizike, dhe krenare për trupin e saj, nuk ngurron ta shfaqë atë nëpër rrugë sa herë i jepet mundësia.
Së fundi, këngëtarja i bëri kokat të kthehen në Londër, pasi doli nga një seancë pilatesi me një veshje sportive ngjyrë rozë të thellë, e cila i ekspozonte krejtësisht format trupore.
31 vjecarja e kishte kompletuar look-un e saj me çorape të bardha dhe atlete të rehatshëm dhe syze me nuanca të errëta, ndërsa flokët i kishte mbledhur pas.
Kjo dalje e Ritës vjen pas angazhimeve të saj në rikthimin në Londër dhe pasi ajo foli për dashurinë e saj për bashkëshortin Taika Waititi në një intervistë të rrallë. Rita këmbënguli se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç, dhe lë të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.
Jane mbush spitalet plot
Emri, mbiemri : Open (Vuçiq) Balkan. Emri i fëmijërisë: Minishengen. Vendlindja: Novisad. Vendbanimi : Beograd, Tiranë, Shkup. Vendi i vdekjes: Prishtina. Vendi i varrimit : Berlin.
Jam kurioz të di, sa shqiptarë ka çmendur kjo këngëtare, apo jeni çmendur ju të gazetës që shkruani këso marrëzirash? Lerini femrat dhe njerëzit të jetojnë jetën e tyre private, o njerëz banalë!
Pyetje bazuar te titulli i lajmit: Sa kalimtare u çmenden gjithsej?