FOTOT: Partnerja e lojtarit të Milanit bie pre e hajdutëve: Vendosa jetën në rrezik për të mbrojtur djalin

22 Tetor 2022, 16:47Lifestyle TEMA

FOTOT: Partnerja e lojtarit të Milanit bie pre e hajdutëve: Vendosa

Zoe Cristofoli, partnerja e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez, ka falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre pasi u përball me hajdutët që hynë në banesën e tyre.

“Kam vënë jetën në rrezik për të mbrojtur djalin tim”, tha ajo.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës kur Theo Hernandez ishte jashtë me shokët e tij të skuadrës.

Ai u tmerrua kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur në mungesë të tij në banesë.

Zoe Cristofoli ishte në shtëpi me djalin e saj gjashtë muajsh, dadon dhe një kuzhiniere kur banda e grabitësve hyri në banesë.

Ajo u përball me një grup prej katër hajdutësh me kapuç, të cilët e kërcënuan me armë.

 

Lini një Përgjigje