U bë e “gjallë” pas daljes nga burgu, Elsa Lila jep një tjetër lajm të rëndësishëm

21 Tetor 2022, 10:16Lifestyle TEMA

U bë e “gjallë” pas daljes nga burgu, Elsa Lila jep

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave. Ajo u bë “e gjallë” disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.

Elsa ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re. Ajo ka postuar disa foto të realizuara në studion e Fadil Berishës, krahas së cilave i falenderon të gjithë për mbështetjen.

“Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen!Ju dua dhe me mungoni.Shihemi shpejt ne Shqiperi!”, ka shkruar Lila në postim.

Kujtojmë që këngëtarja u mbajt për pak kohë në qeli për shkak të hetimeve dhe në përfundim autoritetet policore italiane njoftuan se ajo nuk kishte lidhje me akuzat që rëndonin mbi të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

 

4 Komente

  1. B
    Benvenuto Cara Elsa

    Mendoj se E.L i duhet tani nji shperthim ne Muzike e cila realizohet ,sigurishte me nji Album Perfekt , me Kenge Texte po Perfekte te nji Niveli Italian psh te Kengeve jo si ati texte ne xhiro qe i ngjane Plehrat e Kazaneve qe ndyne kengen e Muziken Shqiptare dhe e ulen ate ne nivele Kazanesh Plehrash ,i cili edhe mundet ti afrohet Elses qe sigurishte do ishin nji senscion .

    Përgjigjjuni
    1. S
      SOPIQOTI

      BRAVO moj e bija we njeriut te nderuar SALI LILA.

      Përgjigjjuni
      1. e
        elsa

        Turp se si harrohet cdo gje e kjo del tani si fitimtare.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deti

          Me mire vone se kurre

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje