Reperi i njohur akuzon këngëtaren shqiptare për kopjim: Më detyrohesh 100 mijë dollarë

20 Tetor 2022, 16:42Lifestyle TEMA

Reperi i njohur akuzon këngëtaren shqiptare për kopjim: Më

Dy muaj më parë, Tayna publikoi këngën me titull “Valle”, një bashkëpunim me Lumi B.

Mirëpo, së fundmi, reperja po përballet me akuza nga një reper britaniko-xhamajkan, i cili shprehet se ajo ka kopjuar një pjesë të tekstit nga kënga e tij “Bam Bam” të publikuar më 6 shkurt 2020.

“Pull up in a pull up in a fresh Adidas, Tayna might ride them never need gas”, dëgjohet duke thënë Tayna në këngë, pjesë që është shkëputur nga hiti i Stylo G.

Reperi ka ndarë një video ku shfaqet kënga “Valle” si dhe kënga e tij, duke treguar kështu ngjashmëritë mes tyre.

“Sa më detyrohet ajo?”, ka shkruar ai ndërsa i bën tag Taynës: “100 mijë dollarë për një rresht ose kënga do të zhduket për 48 orë.” Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga ana e reperes shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stylo G (@officialstylog)

Lini një Përgjigje