Joe Biden është me të meta, thotë Kanye West

21 Tetor 2022, 10:02Lifestyle TEMA

Joe Biden është me të meta, thotë Kanye West

Reperi Kanye West ka deklaruar se Joe Biden është me të meta.

Të tillë mendim ai e lidh me faktin se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk pranon të takojë Elon Musk.

Sidoqoftë, West e “justifikon” deklaratën e tij për Piers Morgan duke thënë se dhe vetë ka probleme me shëndetin mendor.

“Biden nuk e dëgjon Elon Musk-un, nuk do që ta takojë atë. Kjo do të thotë të jesh me të meta. E di që nuk duhet ta them, por kjo gjë tregon se je me të meta. Meqë unë kam probleme të shëndetit mendor, mund të them çfarë të dua”, u shpreh reperi.

2 Komente

  1. S
    Sara

    dhe kur e thote ky....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Reperi i Hajdar Shtimes

      Reperi Kanye West ka deklaruar "... unë kam probleme të shëndetit mendor, mund të them çfarë të dua”, Po more torollak si mundet nje njeri me te meta ta vleresoji nje mendjeprefte qe e drejton boten. Gomari i ka veshet e gjate por mgjithate nuk merr vesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje