FOTOT: Këngëtarja shqiptare për ditëlindje pozon provokuese nga shtrati

12 Maj 2022, 10:25Lifestyle TEMA

FOTOT: Këngëtarja shqiptare për ditëlindje pozon provokuese

Në ditëlindjen e 36-të, Vesa Luma pozon provokuese nga shtrati.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.

E lindur më 12 maj të vitit 1985, krijuesja e një sërë hitesh ka mbushur plot 36 vite jetë.

Me rastin e përvjetorit të lindjes, biondja ka shpërndarë një fotografi provokuese nga shtrati duke vënë në pah linjat trupore në një veshje nate transparente.

“Autori ka dashur të thotë që jam 36 vjeçe sot”, ka shkruar ajo sipër këtij postimi.

Të shumta kanë qenë urimet që mori në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Vesa përndryshe është në skenë prej shumë vitesh dhe deri më tani ka realizuar këngë e bashkëpunime të shumta.

Ajo që një kohë është zhvendosur në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj, Big Bastën dhe djalin e tyre të vetëm, Lianin.

 

1 Komente

  1. I
    I dua Lulet e majit (Trendafilin e kuq)

    Pak me ngacmojn pozat ne shtrat edhe pse duhet te themi qe ,duket bukur mjafte erotike . Edhe 100- Pranvera do i uroja ,pse jo . S'ka si lulet e Majit .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje