FOTOT: Macron përpiqet të joshë votuesit me fotot ‘e pazakonta’

18 Prill 2022, 10:57Lifestyle TEMA

FOTOT: Macron përpiqet të joshë votuesit me fotot ‘e

Fotografi zyrtar i Emmanuel Macron ka publikuar një seri fotosh nga prapaskenat përpara raundit të dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale. 

Macron mund të shihet në një fotografi me një këmishë të zbërthyer, me gjoksin e tij së bashku me qimet e dukshme përballë kamerës.

Pamjet ‘e rastësishme’ të presidentit francez e shfaqin atë të ulur në një divan dhe krahun tjetër me një mëngë pak të mbështjellë.

Në fotot e shfaqura, presidenti francez ka një ngjashmëri me aktorin e ‘James Bond’, Sean Connery dhe aktorin e njohur Burt Reynolds.

Përdoruesit e mediave sociale e krahasuan gjithashtu kryeministrin francez me tenistin Roger Federer.

Macron po kandidon duke shpresuar të mundë politikanen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhje.

Për ta bërë këtë, atij do t’i duhet të marrë edhe mbështetjen e të rinjve, të cilët çuditërisht janë shprehur pro kandidates tjetër Marine Le Pen.

Me 12 kandidatë në raundin e parë që tashmë kanë mbetur vetëm dy, ata duhet të kërkojnë të bindin votuesit që në raundin e parë votuan për të tjerë kandidatë.

4 Komente

  1. s
    shori

    Keto foto, jane per votuesit gei dhe plakat franceze mbi 60 vjec...(?!) Di se c'ben Manoli...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Badjava

      ????????????. Ne fakt ky gay esht. Rrihet me ate zhaben ne krevat.

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlora.vlora

      Ku vete me kete batanijen ky

      Përgjigjjuni
      1. a
        asd

        Nuk i ka shkuar ne mend te vere ne koke kapelen me PS ne balle..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje