Gorilla më e vjetër në botë mbush 65 vjet, Kopshti Zoologjik i Berlinit organizon festë

17 Prill 2022, 11:51Lifestyle TEMA

Gorilla më e vjetër në botë mbush 65 vjet, Kopshti Zoologjik

Fatou, një gorillë e ultësirës perëndimore që besohet të jetë më e vjetra në botë, sapo festoi ditëlindjen e saj të 65-të në kopshtin zoologjik të Berlinit.

“Zonja jonë Gorilla sot feston ditëlindjen e saj të 65-të, duke e bërë atë Gorillën më të vjetër në botë”, ka shkruar kopshti zoologjik në Instagram.

Më tej koshti tha: “Torta tradicionale e ditëlindjes nuk mund të mungonte as këtë vit. Ushqimi i ditëlindjes është gjithmonë diçka shumë i veçantë për Fatoun”.

Në vitin 2019, Fatou u emërua “gorilla më e vjetër e gjallë në robëri” nga Guinness World Records pasi Trudy, një gorilla e lindur në 1956, ngordhi.

Fatou është një nga kafshët e vetme në kopshtin zoologjik të Berlinit e lindur në natyrë.

1 Komente

  1. l
    lenci bira

    Jo eshte gabim ka shqiperia nje 78 vjec qe ka 32 vjet qe ka dal nga kopeshti dhe nuk po e kapin dot Them tani i erdhi koha quhet salih bin laden

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje