Skandali që përfshihu Princ Lekën dhe familjen e ish-bashkëshortes së tij mori vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Ajo që ndodhi ishte e denjë për një skenar filmash. Princ Leka filmoi Elian, teksa kjo e fundit e sulmonte, pasi mësoi se Princi i kishte goditur babain.
Ndërkohë, paparaci ka mundur t’i fotografojë, Gjergj Zaharinë dhe Yllka Mujo teksa kanë qenë duke shëtitur me karrocë vajzën që Leka ka me Elian.
Geraldina është shoqëruar këtë pasdite nga dy gjyshërit e saj, ku të dy të veshur sportiv, po shijonin këtë shëtitje me mbesën e tyre.
Pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.
Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur.
Fake News. Mesa pame faktet flasin per komplet te kunderten, jo vetem Elian me nje pamje prej te cmendure dhe me nje fjalor te denje per rrugacet, por edhe te jatin e saj duke sulmuar princin Leka me nje statuje druri. Per me teper kerkonin ta perzenin nga shtepia e tij duke u hequr si pronare te saj. Si nuk u vjen turp per sjelljen prej te cmendurish, por dalin dhe bejne edhe karshillek .
Haha Geraldina ,,,po Ahmeti ku eshte ,,,,!
O emigrant,ça karshilliku bëjnë,familje të çmëndurish ja bëjnë vetes me sy thonë shkodranët