FOTOT/ Rënia drastike në peshë e yllit televiziv; kishte nevojë për ndihmën e shoqeve për të ecur

15 Dhjetor 2025, 12:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rënia drastike në peshë e yllit televiziv; kishte

Ylli televiziv, Katie Price, i ka lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjen e saj t fundit në publik. Ish-modelja u shfaq shumë e dobët dhe dukej se me zor qëndronte në këmbë pas humbjes së saj drastike në peshë.

47-vjeçarja ishte e veshur me një palë geta transparente me dantella dhe mori pjesë në hapjen e një dyqani, të shtunën në mbrëmje. Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë lëkure si dhe një palë sandale. Gjithashtu Price mbante dhe një palë syze të mëdha, teksa shijonte mbrëmjen me miqtë e saj.

Price ishte e pranishme në hapjen e dyqanit të yllit të TOWIE, Yazmin Oukhellou, në Hertfordshire, ku qëndroi vetëm 20 minuta.
Një burim ka thënë për “Daily Mail” se Katie kishte nevojë për pak ndihmë nga miqtë e saj për t’a ndihmuar që të zbriste shkallët.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, 47-vjeçarja është zotuar që të lërë cigaren dhe shkak është bërë frika për shëndetin e saj.

Pasi ndau një imazh të një grafie X të mushkërive të dëmtuara, ish-modelja u shpreh e frikësuar: “Avullimi zyrtarisht është lidhur me sëmundje të rralla dhe të pakthyeshme të mushkërive”.
Katie zbuloi gjithashtu edhe diagnozën terminale të nënës së saj, Amy, me Fibrozë Pulmonare Idiopatike (IPF) terminale, e cila çoi në kryerjen e një transplanti të mushkërive në vitin 2022, që do të thotë se ajo ishte më e vendosur të përmirësonte shëndetin e saj.

3 Komente

  1. B
    Biku

    Jam I sigurte qe drogen as e ka provuar ndonjehere kjo,vetem cigare.

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Kjo sikur ka dale nga ndonje kamp perqendrimi

      Përgjigjjuni
      1. a
        alieni

        Mirë që i dolën shoqet se paska ecur me surrat deri atje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje