FOTOT/ Reperit nuk i del inati me Luana Vjollcën: Ua di hallin, jam 'brand' dhe shitem shumë

20 Dhjetor 2022, 19:58Lifestyle TEMA

FOTOT/ Reperit nuk i del inati me Luana Vjollcën: Ua di hallin, jam

Reperi i njohur si Noizy nuk është ndalur me reagimet ndaj emisionit të Luana Vjollcës ku u bë protagonisti i komenteve negative nga Mato Lale dhe Marini.

Në reagimin e tij të dytë, Noizy thotë se emri i tij është kthyer në ‘Brand’ (markë që shet shumë) dhe prodhon e shet lajm gjithnjë. Pra ndihmon emisionet si të Luanës, sipas tij, të rrisin klikimet në TikTok.

“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë të dëgjosh?”, ka shkruar ai.

A janë vallë këto thumba edhe për këngët e Luana Vjollcës, të cilat janë vënë gjithnjë në qendër të vëmendjes? 

 

Lini një Përgjigje