Këngëtari i njohur korean Wheesung, 43 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul të hënën mbrëma. Policia tha për mediat lokale se nuk kishte gjetur shenja dhune, por paralajmëroi se kishte kaluar “një kohë e konsiderueshme” që kur ai vdiq.
Wheesung, emri i vërtetë i të cilit ishte Choi Whee-sung, ishte një nga artistët që popullarizoi muzikën R&B në Korenë e Jugut. Ai pati një karrierë të suksesshme që nga viti 2002, duke publikuar disa albume dhe duke shkruar muzikë për grupe të famshme si Twice dhe Super Junior.
Shumë artistë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të këngëtarit, i cili ishte i planifikuar të performonte në një koncert më 15 mars.
Lini një Përgjigje