Nuk pranojnë orientimin seksual të vajzës së tyre, arrestohen prindërit e 19-vjeçares italiane

10 Mars 2025, 11:49Lifestyle TEMA
Nuk pranojnë orientimin seksual të vajzës së tyre,

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga.

Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me një 20-vjeçare në Ercolano, në provincën e Napolit.

Prindërit e moshës 47 dhe 43 vjeç kanë kërcënuar vajzat se do t’i vënë zjarrin shtëpisë së 20-vjeçares ku jetonin.

Për shkak të këtij kërcënimi, dy vajzat ishin strehuar në shtëpinë e një shoqes së tyre. Por prindërit e 19-vjeçares, kishin instaluar një GPS në celularin e vajzës së tyre dhe arritën të gjenin vajzat, madje duke u paraqitur në shtëpinë e shoqes së tyre.

Aty e kanë marrë me forcë vajzën e tyre mes britmave të të pranishmëve, i kanë rrëmbyer smartfonin nga duart, e kanë kapur nga krahët dhe e kanë tërhequr zvarrë në makinë para se të largohen.

3 Komente

  1. T
    Topuzi

    Prindërit kanë vepruar gabim. Homoseksualiteti nuk është zgjedhje. Është sëmundje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero

      Semundje ne TRU

      Përgjigjjuni
    2. T
      Transi

      Po nik besoj se janë italianë????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje