“Humba shikimin në njërin sy, shpërtheu kapsolli”, reperi shqiptar kujton si ndodhi shpërthimi fatal

9 Mars 2025, 09:50Lifestyle TEMA
“Humba shikimin në njërin sy, shpërtheu kapsolli”,

Reperi Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ka rrëfyer në emisionin S’e luan Topi disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur.

Data 7 janar 1992 është një prej ditëve më të vështira për këngëtarin.

G Bani: Punoja tek kioska, shërbeja aty, kur shkova të merrja vëllanë, ai që po rrinte vëllai më tha ha merre këtë kapsollin, ai kapsolli vinte nga magazinat e metalurgjisë, minierës në Rubik.

Kapsolla ishte e lagur, i pres fitilin nuk funksionon, ndeza një zjarr nuk bëri bam, marr dhe e ngacmoj dhe vetëm dëgjoj një zhurmë, pati një shpërthim, më dëmton syrin e majtë.

Unë e kam parë në ëndërr këtë ndodhi dhe ia thashë babit, humba shikimin tek syri i majtë.

Më dërguan në Rrëshen, pastaj në Tiranë, më bënë operacion me anestezi lokale, unë ndjeja shumë, i mbaj mend gjilpërat, 12-11 vjeç, besoj se truri i njeriut ka veti që traumat t’i fshehë që të ketë mundësi të vazhdojë, hardisku im ka bërë disa herë fshirje se kam përjetuar shumë trauma.

Sot e kësaj dite lexoj komente qorr, miushi tek BBV që më këndonte Qorrin e Lalzit. Syri im është në 50% të shikimit. Prisnim me orë të gjata, misione diplomatike, festare.

4 Komente

  1. g
    goshi

    Për syrin është fatkeqësi por vlerësimin më të saktë e ka bërë Danja kur tha ky është shtazë dhe i ka rënë pikës shtazë komplet..

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black jack

      n’fakt duket idiot dhe debil I pandreqshem , njeri qe ka ardhe gabimisht ne ket jete , d sad I hyn n’oune dreqit

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niku

      Qyqa, paskan shku ambasadoret te shtepia e G Banit se i plasi kapsolla. Komedia shkruhet vete.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Psikopat !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje