Del autopsia: Zbardhet misteri i vdekjes së aktorit Gene Hackman

8 Mars 2025, 09:39Lifestyle TEMA
Del autopsia: Zbardhet misteri i vdekjes së aktorit Gene Hackman

Gene Hackman, aktori fitues i çmimit Oskar vuante nga Alzheimer në një fazë të avancuar dhe vdiq nga sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë. Nga autopsia e publikuar këtë të premte thuhet se ndoshta ai ka ndërruar jetë gati një javë pasi gruaja e tij, Betsy Arakawa humbi jetën nga një sindromë e rrallë e mushkërive e transmetuar nga minjtë.

Aktori 95-vjeçar, bashkëshortja 64-vjeçare dhe një nga qentë e tyre u gjetën të pajetë më 26 shkurt në dhoma të veçanta të shtëpisë së tyre në Santa Fe të SHBA-ve. Shkaqet e vdekjes së tyre u njoftuan në një konferencë për shtyp në Zyrën e Sherifit.

Aktori vdiq nga sëmundja e arterieve koronare që u ndihmua edhe nga Alzheimer. Ndërsa Arakawa humbi jetën nga sindroma pulmonare hantavirus (HPS), një sëmundje e rrallë, por serioze e frymëmarrjes e shkaktuar nga ekspozimi ndaj brejtësve të infektuar. Shkaku i vdekjes së saj u konsiderua si natyral.

Ka të ngjarë që Arakawa të ketë vdekur e para më 11 shkurt ndërsa Hackman vdiq më 18 shkurt. Duke pasur parasysh se Hackman ishte në fazat e avancuara të sëmundjes së Alzheimerit, është “mese e mundur” ai nuk ishte në dijeni që gruaja e tij kishte vdekur tha një nga hetuesit. Ata u gjetën të pajetë një javë më pas më 26 shkurt.

Lëvizjet e fundit të Arakawa ishin më 11 shkurt, kur ajo ishte parë duke shkuar në një supermarket dhe duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje. HPS transmetohet përmes kontaktit me jashtëqitjet e brejtësve, urinës ose pështymës ose kur thithet pluhuri i kontaminuar. Edhe pse e rrallë, sëmundja mund të jetë e rëndë, duke çuar në bllokim të frymëmarrjes në disa raste. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se si Arakawa u prek nga virusi.

Çifti, i cili ishte i martuar për më shumë se 30 vjet, u gjet në shtëpinë e tyre në Santa Fe pasi disa agjentë sigurie kryen një kontroll dhe gjetën trupat e tyre në tokë. Trupat e çiftit u zbuluan në faza të avancuara të dekompozimit, duke sugjeruar se ata kishin vdekur për disa ditë përpara zbulimit të tyre.

Trupi i Hackman u gjet në një dhomë pranë kuzhinës, me një bastun për ecje dhe një palë syze dielli aty pranë. Trupi i zonjës u gjet në banjë, me pilula të shpërndara pranë saj. Hackman ka lënë pas tre fëmijë të rritur nga martesa e tij e mëparshme. 

11 Komente

  1. B
    Bato

    Po qenit cpati?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Ngeli pa ushqim !!

      Përgjigjjuni
      1. B
        BMW 1200RT

        Qeni po nuk u ushqye me ushqim dhe nuk piu uje per nje jav vdes dhe ai thjesht qeni nuk mundet te kerkoje per arsyet qe dihen …..ky eshte fati i keq i qenies me miqesore pran njeriut …

        Përgjigjjuni
      2. L
        Linda

        Me bete te qesh o cuna. Por per zotin qe eshte vertet e dhimbshme. U prehfshin ne paqe.

        Përgjigjjuni
        1. H
          He jeten e veshtire e krijojme vete !

          Po kriminelet politikane si te majte dhe te djathte ! ? dhe spiune ne shqiperi ! pse nuk ju ndodhe e njejta gje ! Duke filluar qe nga Penecilina kryekrimineli sali ! me grupet e tije qe sjane te paket ne numer ! kure do ti kthejne kembet nga diellei....qe te shpetojne shqiptaret !

          Përgjigjjuni
          1. H
            He jeten e veshtire e krijojme vete !

            Po kriminelet politikane si te majte dhe te djathte ! ? dhe spiune ne shqiperi ! pse nuk ju ndodhe e njejta gje ! Duke filluar qe nga Penecilina kryekrimineli sali ! me grupet e tije qe sjane te paket ne numer ! kure do ti kthejne kembet nga diellei....qe te shpetojne shqiptaret !

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tanush

              Po ishin 3 qen. Pse dy te tjeret mbijetuan dhe njer ngordhi?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tit Vasili

                Mashtruesa , ata kishin shwrbetor dhe per 11 dite as sherbetoret nuk e kuptuan, se mos ishte edhe Trapi i implikuar me keta dhe berrnstei si vrau veten

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tahipi

                  Ishin rraca te ndryshme prandaj !! Njeri ishte rrace me delikate me i ndjeshem ndaj mungeses se ujit dhe ushqimit !!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kalec Dega.

                    Po çuni i Trapit tha qy aktori G. Hackman dinte gjona serjoze per hamshorin Epstejn, pranaj e vrane.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      lexus gazete

                      E MOREM VESH PSE NGORDHEN AKTORI I FAMSHEM ME GRUAN E TIJ XHAPANE POR NUK MOREM VESH PSE QENI I TYRE NDERROI JET.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje