VIDEO/ Realiteti dhe spektakli: Pas kamerave të Big Brother VIP me regjisorin Ergys Lubonja

9 Mars 2025, 12:32Lifestyle TEMA
VIDEO/ Realiteti dhe spektakli: Pas kamerave të Big Brother VIP me

Kur flitet për 'relaity TV' dhe veçanërisht për një program kaq popullor si Big Brother VIP Albania, njerëzit janë të ndarë në dy kampe: ata që mendojnë se programi sjell një copëz nga realiteti social dhe ata që mendojnë se pas tij qëndron një punë e madhe editoriale. Por sa e vërtetë është kjo? Ergys Lubonja, regjisori i këtij spektakli dhe i shumë programeve të tjera televizive, ndan një këndvështrim pak më të thellë të asaj çfarë ndodh pas kamerave.

Ai thekson për podcast-in Apostrof nga Bjorn Runa, se megjithëse Big Brother VIP kërkon një staf të madh dhe një punë të madhe autoriale, personazhet në thelb mbeten të vërtetë. Ai shprehet se stafi krijon një mjedis që mundëson situata të natyrshme, por personazhet nuk udhëhiqen drejtpërdrejt nga udhëzimet. “E gjithë puna është të krijosh rrethana që të mbash audiencën të angazhuar,” shpjegon ai, duke theksuar se ndërhyrjet janë të kufizuara vetëm në raste ekstreme, si situata ku sjelljet mund të rrezikojnë integritetin e shfaqjes. "Në sharje, në fyerje, në situata deri në kontakt fizik, ato janë pothuajse të papranueshme," shton ai, duke përmendur se gjithmonë ka një mbikëqyrje të kujdesshme të asaj që ndodh në ekran.

Për më shumë, mund ta ndiqni bisedën e plotë me Ergys Lubonjën në episodin e ri të Apostrof, sot në orën 17:00.

9 Komente

  1. V
    Vipa apo rripa?

    Personazhet në thelb mbeten të vërtetë-thotë regjisori. Po si mund të jenë të vërtetë të monitoruar 24 orë me kamera e duke bashkëjetuar me një dyzinë të panjohurish që provokojnë në lloj lloj mënyrash jo etike, bastardeske, bullizuese, si ordinera??? Pastaj, nëse supozojmë e do jenë të vërtetë atëherë i bie që ashtu siç shahen e bullizohen aty në BiG, ashtu janë edhe në jetën e vërtetë. Po ça Vipash janë këta lloj kështu? Ça shembulli janë këta atëherë? Një njeri quhet vip se pretendohet të ketë ndikim në shoqëri , në opiniim , në ekonomi etj. Shumica e tyre janë thjesht e max të "famshëm" se mund të kenë dalë ndonjëherë në TV. Po kaq, se për të tjerat s'janë askushi. Madje një pjesë e tyre nuk dinë as të artikulohen, e ndoshta nuk janë as të arsimuar siç duhet. Prandaj mos i tregoni përralla njerëzve kot me hhasme Vipa big brotheri. Plus që këtë vit është menderosur komplet me "propagandën apo promovimin e LGBT". Kanë futur homoseksualë, transgjinor etj.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pse nuk mund të jenë të vërtetë?

      Këtu janë disa arsye pse nuk mund të jenë të vërtetë në lojën e tyre në BIG Brother: 1. Kamera dhe mbikëqyrje: Monitorimi i vazhdueshëm krijon një sens të rritur ndërgjegjësimi. Duke ditur se ata janë gjithmonë duke u vëzhguar, mund t'i shtyjë pjesëmarrësit të ndryshojnë sjelljen e tyre, duke zgjedhur më shumë veprime strategjike ose performuese sesa reagime autentike. 2. Presioni i Konkurrencës: Natyra konkurruese e shfaqjes i motivon garuesit të përafrojnë sjelljet e tyre me strategjitë fituese. Ata mund të kenë përparësi taktikat e lojës mbi autenticitetin në ndërveprimet e tyre për të fituar favore ose për të manipuluar perceptimet. 3. Kontrolli i redaktimit dhe tregimit: Prodhuesit shpesh redaktojnë pamjet për të krijuar tregime bindëse, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si pjesëmarrësit zgjedhin të prezantohen. Duke ditur se imazhi i tyre mund të jetë krijuar pas prodhimit, mund të ndikojë që ata të sillen në mënyra që ata mendojnë se do të rezultojë në një histori të dëshirueshme. 4. Dinamika Sociale: Marrëdhëniet ndërpersonale në një hapësirë ​​kaq të kufizuar mund të jenë komplekse. Pjesëmarrësit mund të ndihen të detyruar të lundrojnë në aleanca dhe rivalitete, duke i shtyrë ata të adoptojnë persona që maksimizojnë pozicionin e tyre shoqëror brenda grupit në vend që të shprehin veten e tyre të vërtetë. 5. Imazhi publik dhe perceptimi i fansave**: Garuesit shpesh mendojnë se si do të perceptohen nga audienca dhe fansat. Kjo mund t'i shtyjë ata të projektojnë tipare që ata besojnë se do të rezonojnë pozitivisht me shikuesit, duke kompromentuar kështu sjelljen e tyre autentike. 6. Aleancat Strategjike dhe Tradhtitë: Natyra e realitetit televiziv shpesh kërkon që pjesëmarrësit të krijojnë dhe prishin aleanca. Për ta bërë këtë, ata mund të shtiren emocione ose të miratojnë qëndrime të rreme për të siguruar besnikëri ose për të eliminuar rivalët, duke rezultuar në ndërveprime joautentike. 7. Presioni psikologjik: Stresi i të jetuarit në izolim dhe presioni për të performuar mund të çojë në ankth ose sjellje të ndryshuar. Pjesëmarrësit mund t'u drejtohen mekanizmave të përballimit që përfshijnë luajtjen e një roli në vend që të jenë vetvetja. 8. Marrëdhëniet me Publikun dhe Mundësitë e Ardhshme: Konkurrentët shpesh e shohin pjesëmarrjen e tyre si një gur themeli për karrierën e ardhshme në argëtim. Kjo mund t'i bëjë ata të kenë përparësi ndaj një personi të tregtueshëm ose dramatik në vend të një personi të vërtetë, duke ndikuar në sjelljen e tyre gjatë gjithë shfaqjes. 9. Frika nga gjykimi: Frika për t'u gjykuar nga kolegët pjesëmarrës ose audienca mund t'i shtyjë individët të shtypin ndjenjat ose opinionet e tyre të vërteta. Kjo mund të rezultojë në një qasje të bazuar në performancë ndaj ndërveprimeve dhe jo në shkëmbime të vërteta. 10. Pritjet kulturore: Në disa raste, normat kulturore rreth televizionit të realitetit mund të diktojnë që pjesëmarrësit të sillen në mënyra të ekzagjeruara ose konfrontuese për t'u lidhur me pritshmëritë e shikuesve, duke i distancuar më tej ata nga vetja e tyre autentike. Këta faktorë krijojnë së bashku një mjedis ku pjesëmarrësit mund t'i japin përparësi lojës në vend të vetë-shprehjes së vërtetë, duke kontribuar në një atmosferë të drejtuar nga performanca në Big Brother VIP

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa po shtohen budallenjtë,nuk e dinim që ky komb ë

        Ja me çfarë meren beqirat turkoshakë,dhe këta beqirat më lartë kanë bër nga një çarçaf koment

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentuesi

          Beqirat e satëme! Po ti për çfarë meresh me komentet më lart? Se je beqir vetë dhe rri provokon këtu si oridiner? Mos komento fare dhe qepe gojën. Ç'na gjeti! Është një thënie: Budallenjtë na marrin për budallenj. (Stendhal)

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opinionisti

            Para ca kohësh u vra një adoleshent në shkollë. Dhe sipas Ramës fajin për dhunën nëpër shkolla e ka Tik Toku, dhe prandaj do ta mbylli. Po të shikosh me vëmendje mediat, programet, spektaklet, apo qoftë edhe parlamentin, poltikën mund të gjesh bullizime dhe modele dhune. Dhe ky budallai më sipër i orës 14.12 thotë shiko me çfarë meren budallenjtë e Temës dhe komentuesit!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Promovimi i dhunës

            Më e forta është kur nxjerrin me zarf të zi ca konkurentë aty në BIG sepse kanë bullizuar apo goditur banorë të tjerë në shtëpi, dhe pastaj gjejnë artifica kot dhe i fusin përsëri në shtëpi me televotim, (ose i fusin në një dhomë bardhë "si formë gjasme "riedukimi" dhe pastaj në fund fare del edhe fitues, si Egla Ceno vjet, por ama e nxorri populli me vota e jo Topi. Pra, i nxorri TOPi se kanë thyer rregullat e programit ,por i fut populli me televotim me SMS. Pra fajin si gjithmonë ia rrasin popullit, sikur ky do të shohë spektaklin që të shohë dhunë. E kuptoni tani si funksionon?

            Përgjigjjuni
            1. O
              Ouuuu

              Makine parash dhe manipulimi publik. Gjithcka e komanduar. Promovues i modeleve negative sidomos per rinine!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patriot

                Per derisa ka komentuese ka edhe shikuese. Mashtrimi, injoranca etj me e madhe eshte ti quashe ato idiote vipa. E permenda dhe dje te artikulli tik tok qe qeveria po mbylly tik tok, dhe shume mire e bene, ndersa AMA duhet te mbulli perputhen, bigun etj. Me sa duket korrupsioni eshte aq I madhe sa AMAs ju ka mbyllure goja nderse qeverise dhe deputeteve veshet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje