Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë në emisionin “Living Room” momentin më të vështirë të jetës së tij.
Në një bisedë me moderatoren Brunilda Lahe, ai përshkroi momentin dramatik të lindjes së vajzës së tij, e cila për shkak të problemeve të shumta shëndetësore iu desh të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh në spital.
“Pika ime e dobët, Xhodi, kjo është vajza e vogël, me të cilën kam vuajtur shumë kur lindi. E pata për 28 ditë në gjendje kome dhe për katër vjet kam vuajtur goxha, goxha, goxha.
Janë shumë gjëra që mua mu kthyen përmbys me këtë fëmijë, aq sa e mora në shtëpi për të dhënë shpirt, për shkak të një doktori që më tha firmos se nuk bëhet më. Fryma ime, është jeta ime ai fëmijë.
Është gjithçka që më dhemb, dua të jem 200 vjeç që vetëm që t’i shërbej atij fëmijë. E kam pikë të dobët”, tha ai.
Kantautori i mirënjohur rrëfeu se si ndikoi tek ai gjendja shëndetësore e të bijës, ndërsa dhimbja e madhe që po kalonte u shoqërua edhe me thashetheme rreth tij.
“Ja fali jetën Zoti dhe e ktheu po prapë në jetë dhe bëhem hasëm për këdo që e prek. Aty e kam fokusin më të madh të jetës sime. Kam vuajtur goxha, përfundova nga 80 kg në 47 kg, sa ishte një periudhë kohe që flitej se kisha filluar drogën”, tha ai duke mohuar të ketë provuar ndonjëherë lëndë narkotike.
Ai theksoi se ndonëse ka kaluar shumë drama në jetë, kjo është ajo që veçon si më të vështirën për t’u përballuar.
Moderatorja e ketij emisioni ka qene e ftuar ne apartamentin 2xl ne nje skec ku aktori Jul Deda shiste oras. I ofron nje pras kesaj ‘moderatores’ dhe kjo zhgenjehet me prasin e ofruar dhe i ben shenje Julit qe e do te tradhe e te madh prasin. Juli menjehere i ofron prasin me te madh qe kishte dhe buzeqeshja e kesaj zonjes ishte sikur ti kishe ofruar 1 milion dollare. https://youtu.be/dD63sULmSCI 4 min 38 sec.
Hahahaah. Sa i kane shkelqy syte kur i ka dhone prasin. Paska qene kartore e djegur kjo bruna.
O zot na mbyten injorantet e fshataret.
Histori te tilla shqiptaresh,sidomos kur behet fjal ,per femije prekin gjithata ,qe kan ndjenja qytetare ,sidomos ne kushtet e veshtira financiare dhe emocionale qe bie prindi . Ata qe kan vet femije , e kuptojn fare mire dhimbjet e prindit . Gjergji , ju urojm qe vajza te gezoj shendet te mire dhe juve si Familje t'ju jet kthyer qetesia ,normaliteti