Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmedi, Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës nga gjyqtarja e procedurës paraprake.
Besart Kelmendi dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas dëgjimit të palëve në procedurë, gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Gjykata ka konstatuar se ekziston rreziku i ikjes, mundësia e ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, duke e konsideruar paraburgimin si masën më të përshtatshme për zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Ndaj këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Postimi i plotë nga Gjykata Themelore në Prishtinë
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale
Prishtinë 13 Mars 2026 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu që të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ky tipi, Gjesi fitoi Big Brotherin, ndërkohë që te Nig Kosobë e elimunuan nga loja. Sa e sa herë e kemi thënë që Bigu promovon tipa të dhunshëm???? Siç bëri edhe me Jozin që Bigu e nxorri dhe e futi prapë, e në fund kur ia veshi në shpullë Gjestit (tip provokatori odiner, bulluzues ky), atëherë thirrën policinë. Edhe këtë vit po lënë brenda në lojë (me sebepun se e do publiku) një tip i quajtur Robert, që iu çan trapin të tjerëve atje me bullizime, të bërtitura, ofendime. Pra duan audiencë me sherre.
Me ordiner jeni ju që i shifni keto emisione dégraduse.
Oh, jo, si do jetojmë tani pa plehrat e Top channel? Si do ja bëjmë amani.
Ky magjypi e "fitoi" Big Brother me hater, nuk e meritonte.
Le ta denojne njeher kete Trimin Drejtesia ne maksimum ! dhe pastaj ne Burg ti behet nje privilegj... Ti jepet nje laps dhe nje fletore , qe te shkruaj dhe te kombozoi kenge te reja... Hahhahh na myten keta tipa te vecante qe flasin dhe gjuhen kineze..
Mos e çani koken se e shpeton Top Chanelli duke bere kerkese per ta futur ne BBV.5 dhe keshtu fitojne te dy palet.Eshte rasti me i mire per te perplasur Gjestin me ate idiotin perfaqesues i denje i shoqerise sone Rogertin. Perfaqesuesit me te denje te shoqerise Shqiptare. ;
Kur qenka bere kengetar ky gjesti qe pellet si gomari nduhan! Apo e ka mesuar ai kengetari I bupqit?!