Guvernatorja e Tokios: Vishni xhup me golf si Macron për të ulur konsumin e energjisë

19 Nëntor 2022, 11:39Lifestyle TEMA

Guvernatorja e Tokios: Vishni xhup me golf si Macron për të ulur

Guevernatorja e Tokios, Yuriko Koike iu ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin xhupa me golf këtë dimër për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike. Yuriko Koike tha se xhupi me golf mund të ndihmojë në reduktimin e faturave në rritje të energjisë. Zyrtarëve po ashtu, do t’u kërkohet që të veshin xhupa me golf, për të dhënë shembull tek qytetarët.

Guvernatorja Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqen xhupa me golf, kur u pyet nëse golfi është i përshtatshëm për vendin e punës.

“Edhe në Evropë, presidenti Macron i Francës po merr drejtimin në veshjen e tyre,” tha ajo duke shtuar se ky lloj xhupi është vërtetë i ngrohtë.

Është e paqartë nëse Macron ka veshur një xhup me golf për shkak të krizës së energjisë apo si pjesë e stilit të tij të të veshurit. Në vitin 2019, Vanity Fair publikoi një artikull me titull “Çfarë po përpiqet të thotë xhupi me golf i Emmanuel Macron?”.

Megjithatë, Koike e shpalli  xhupin me golf “një nga mjetet për të kapërcyer krizën energjetike të dimrit”.

Ndërkohë, Kryeministri japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes çmimeve në rritje të energjisë elektrike. Zyrtarët në takime janë parë të veshur me rroba të ngrohta.

Në fillim të këtij muaji, qeveria japoneze u kërkoi qytetarëve të fikin dritat e panevojshme, të veshin veshje të ngrohta brenda shtëpisë dhe të ulnin temperaturën e ngrohjes midis 1 Dhjetorit dhe 31 Marsit.

4 Komente

  1. A
    Aspasi Thomani

    Do bërë guna gati , aerosur , djelli gun'e kush dinte . Kish a s'ka prapë kush di . Fund pa var a Fand Spathi , guna e bën njëri njerinë , e pa gunë bari s'kam parë as pa kërabë .

    Përgjigjjuni
    1. s
      sabrima_ehhhh

      Sa bukur! C'thote Partia ben populli! C'do populli (dru dhe kar ne b..) ben Partia

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Paska kap wokism keq dhe japonzet,kuptohet governatoret e disa politikane. Jane Ber si kult,bejne sikur presin fundin e botes,e vu dengat me leke neper xhepa gjoja per green energy. Pyetja esht ci duan leket ,kur vjen fundi sipas tyre...

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ??

          Po ne vere si i behet apo dalin pa breke per te kursyer nga harxhimi i kondicionereve. O ju qifsha lajmin dhe kete shimpazene qe e paska thene. Njeriu vishet sipas stines dhe temperaturave dhe ska nevopje te marri model askend perfshi dhe kete pederastin francez

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje