
Një institut shkencor polak i ka klasifikuar macet shtëpiake si një “specie aliene pushtuese”, duke përmendur dëmin që ato u shkaktojnë zogjve dhe kafshëve të tjera të egra.
Disa adhurues të maceve kanë reaguar emocionalisht ndaj këtij përcaktimi duke kritikuar shkencëtarin kryesor të institutit.
Wojciech Solarz, një biolog në Akademinë shtetërore të Shkencave Polake, nuk ishte i përgatitur për reagimin mosmiratues publik kur futi “Felis catus”, emrin shkencor për macen e zakonshme të shtëpisë, në një bazë të dhënash kombëtare të ‘specieve aliene’ të drejtuar nga Instituti i Akademisë për Ruajtjen e Natyrës.
Baza e të dhënave kishte tashmë 1 786 specie të tjera të listuara pa asnjë kundërshtim, tha Solarz për AP të martën. Zhurma mbi speciet e huaja pushtuese nr. 1787, tha ai, mund të ketë ardhur nga disa raportime mediatike që krijuan përshtypjen e rreme se instituti i tij po bënte thirrje për eutanizimin e maceve të egra dhe të tjera.
Solarz nënvijëzoi konsensusin shkencor në rritje se macet shtëpiake kanë një ndikim të dëmshëm në biodiversitetin duke pasur parasysh numrin e zogjve dhe gjitarëve që ata gjuajnë dhe vrasin.
Kriteret për përfshirjen e maceve në mesin e specieve pushtuese të huaja “përmbushen 100% nga macja”, tha ai.
Në fillim të këtij muaji, instituti i Akademisë Polake publikoi një postim në faqen e tij të internetit duke cituar “polemikën” dhe duke kërkuar të sqaronte pozicionin e tij. Instituti theksoi se ishte “kundër çdo mizorie ndaj kafshëve”. Ai gjithashtu argumentoi se klasifikimi i tij ishte në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian.
ZOT NA RUJE CFAR NUK PO DEGJOJME
Po e lemedetin qe peshku i madh e ha te voglin.Po ne pyll a nuk ka lufte ku me i forti fiton ?KY ESHTE ligj themelor.Qenkan macet aliene .Te pakten zogjte u ikin kollaj maceve sepse fluturojne.Po kur vijne fluturimthe shqiponja e petriti e grabisin deri dhe drerin? Macet tani i tregojne qe bashkejetojne dhe me minjte sepse jane te ngopura.
Me siguri ne Poloni ka pasur mace para se te kishte polak, por nuk eshte larg mendesh qe ky "zbullim" ta fitoj qmimin nobel.
Keto idiotizma mos i botoni se po tregoni se dhe shkencetaret po lajthisin pas ruajtjes se ambjentit, macet nuk jane krijuar ne shekullin e kaluar por ndoshta perpara njeriut, sipas kesaj teorie bota do te ishte cfarosur si rezultat i aktivitetit te maceve..????????????????????????????????, po beni shaka apo eshte nje lajthitje psikopati.??!!!!
Nje budall kopjon, edhe nje gure ne lum te kopjuar me peshen e bukepeshkut, dhe dalin Intiligjentet ti japin drejtim.. Hajde mere veshe... Cfare Studimi kane bere, si ato kurset tek plepat 6 mujore..
jane shume te mira . lerini brockullat .macet jane pjese e grupit te Maceve te ktij Planeti qe fillojne me Tigrat e deri ke macet e shtepise dhe te gjitha si Kafshe qe jane kan Institktet e tyre te gjuhetise ,ne te cilen jetojne Adrenalinen e madhe . Nuk miqesohen shpejt me njeriun ,jane shume inteligjente dhe qysh ne shikim ne sy te kuptojn nqs ti i do ose jo ,apo je gati ti afroshe miqesine e sinqerte . Ndryshe nga rracat e tjera te Maceve nuk kemi te bejme me nji art Mace tip Kotele ,qe perkedhelet e rri pran gjithmon ,por vjen te perkedhelet kur do ajo vet .Pra instiktin e gjuetise se zogut e kane te zhvilluar shume .Kjo duhet theksuar por edhe nuhajtjen e degjimin e jashtezakonshem qe besoj e kane te gjitha macet .