Heq kistin gjigand, 25-vjeçarja: Mjekët fajësonin organin gjenital të partnerit për dhimbjet

9 Korrik 2022, 12:52Lifestyle TEMA

Heq kistin gjigand, 25-vjeçarja: Mjekët fajësonin organin

Një vajzë e re e cila iu ishte ankuar mjekëve për dhimbje barku gjatë marrëdhënieve seksuale dhe kishte  marrë si përgjigje se përmasat e organit gjenital të partnerit të saj ishin të “mëdha”, kreu një ndërhyrje gjatë së cilës iu hoq një kist me 4 litra lëngje brenda tij.

Raquel Rodriguez, 25 vjeç, nga Minesota, shkoi të vizitohej 5 vite më parë duke shpjeguar se ndiente kriza të papritura dhimbjesh. Skanimet në atë kohë gjetën një kist me përmasa 8 centimetra, të mbushur me lëngje, por mjekët thanë se nuk duhej operuar.

Mjeku tha se dhimbjet e mia shkaktoheshin nga përmasat e partnerit dhe se unë duhej të bëja seks më të cekët”, tha e reja, ndërsa shtoi se edhe pse kisti kishte njolla, ata sërish e dërguan në shtëpi.

Vitin e kaluar, kisti nisi të rritej me shpejtësi dhe edukatorja e re dukej si të ishte shtatzënë. Rodriguez e postoi historinë në Tik Tok, ku tregoi se kisti kishte arritur përmasa 28 centimetra, një nga përmasat më të mëdha të një kisti vezor.

Vezorja e djathtë dhe tubi i fallopit  ku ndodhej kisti, duheshin hequr, por ana e majtë nuk është prekur. Nuk është i qartë shkaku i kistit,  por Rodriguez tha se mund të jetë shkaktuar si pasojë e një infeksioni në traktin urinar dhe sepsisit që ajo kaloi në vitin 2017.

Kistet e vezoreve janë qese të mbushura me lëngje që shfaqen në muret e tyre gjatë ditëve të ovulacionit, kur lëshohet veza. Zakonisht janë natyrale dhe zhduken vetë pa ndonjë trajtim, përveçse në rastet kur mjekët përshkruajnë qetësues ose pilula hormonale për të rregulluar ovulimin.

1 Komente

  1. j
    ju dhjefsha ne Kazan

    edhe kjo na duhej

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje