Shkencëtarët gjejnë mbetjet skeletore të një dinozauri gjigand

8 Korrik 2022, 14:25Lifestyle TEMA

Shkencëtarët gjejnë mbetjet skeletore të një dinozauri

Mbetjet skeletore të një dinozauri gjigand janë zbuluar në Argjentinë nga një grup shkencëtarësh. Studiuesit thonë se këto mbetje i përkasin një specie dinozauri të panjohur më parë, por ishte grabitqar dhe me kokë të madhe, ndërsa krahët i kishte të vegjël në raport me madhësinë e tij.

“Jam i bindur se krahët proporcionalisht të vegjël kishin një lloj funksioni. Skeleti tregon për masa të mëdha muskulore dhe kraharor të zhvilluar, kështu që krahu kishte muskuj të fortë”, thotë Juan Canale, autori kryesor i studimit.


Ndërsa bashkautori i studimit, Peter Makovicky u shpreh se krahët e kësaj specie dinozauri ishin sa gjysma e gjatësisë së kafkës.

Studiuesit besojnë se krahët mund t’i kenë përdorur si mjet mbështetës për t’u ngritur apo për funksione të ngjashme.

Këto kafshë gjigande besohet se kanë ekzistuar në Tokë para rreth 90-100 milionë vite më parë.

Shkencëtarët gjejnë mbetjet skeletore të një dinozauri

2 Komente

  1. E
    Elisa-beth Spiropalikari

    Ju ja fusni kot, po ne Shqiperi mer fryme akoma dinozauri 200 milione vjeçar Saleh Ram Berisha, kurse ju mburreni me nje dinozaur 110 milione vjeç me te vogel. Rrituni, rrituni dhe ca, se jeni axahaminj.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Atëher në Amerikë jetonin 2000 banorë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje