FOTOT/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp ankorohet në Durrës

8 Korrik 2022, 13:40Lifestyle TEMA

FOTOT/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp ankorohet në Durrës

Në portin e Durrësit u ankorua sot superjahti ”Moonrise” në pronësi të themeluesit të WhatsApp-it, Jan Koum. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto të këtij jahti i cili nga porti i Barcelonës në Spanjë mbërriti në portin e Durrësit në Shqipëri. Ai u ankorua rreth orës 09:30.

Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë.

Ky është superjahti ‘Moonrise’ i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit”, shkruan Rama ndërsa ndan fotot në rrjetet sociale.

Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij.

8 Komente

  1. D
    Drilon

    Ka ardhur qe te derdhe jashqitjet dhe te ike

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Dhe ku eshte lajmi ktu? Se per plazh se besoj se ka ardhur ne Durres

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vin

        Ka ardhur te shjarkoj mutrat dhe shurren dhe do iki prap .se prandaj vijn ktu te ne.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mostat

          Vin yyyyy ndyresire, kush ju mesoj juve rrjetet sociale, ju nuk jeni njerëz por edhe kafshë jo ,ju jeni mostra te felliqura qe vetem ndyni .

          Përgjigjjuni
          1. e
            e verteta dhemb

            ke te drejte per keta me larte, por nuk mendon qe edhe krymeninistri qe paguhet me leket tona per te bere punet tona ben te njejten gje? Nje jaht qe parkohet ne nje port industrial per tu sherbyer (karburant, uje, shkarkim te mbetjeve) eshte lajm per nje kryeminister? Vetem mendo rrugen se si e ka marre vesh? Dikush ne kapitenerine e Durresit i ka thene dikujt qe ka fije e lidhje me Ramen. Rruge tjeter nuk ka. Dhe Rama mbasi e degjon i bie qe e vlereson si nje lajm per Shqiptaret. Mendoni sa jahte parkohen ne Greqi, Malin e Zi, Kroaci, Slloveni, Turqi, Itali, France, Spanje - tani mendoni kapitenerine qe jepep lejet e parkimit e te sherbimit ti informojne kryeministrat e tyre dhe kryeministrat e ketyre vendeve ti perdorin "rrjetet sociale" ne kohen e punes jo per hallet e popullit qe i paguan, por si hale per te ndyre me "lajme" qe sjane as lajme as kane vlere. Imagjino me qetrsi pa emocione, por mellogjike kryetari i shtetit ka marre nje "lajm" te tille dhe ai ska asnje filter por sikur te jete Zaho mendon se per rolin qe ka ky eshte nje postim korrekt. Po kur vjen anija me nafte e Kastratit pse nuk na e jep ne Instagram. Po kur drekon me Zamir Manen pse nuk na e jep ne Instastory? Se te dy jane miliardere Shqiptare dhe eshte lajm per ne qe i paguajme rrogen nese ai i takon. Problemi nuk jane keta me lart qe ti i akuzon se kane "ndyre" rrjetet sociale, Prioblem eshte funksionari shqiptar qe eshte engjell kur eshte i partise tende dhe djall kur eshte i partise kundershtare. Problem je edhe ti qe ke kete mentalitet. Kryeministri im eshte i paafte per te qeverisur dhe ky eshte problem. Kryeministri im eshte shume i afte per te perdorur pushtetin dhe ky eshte problem. Qytetaret si ty jane te paafte per ta kuptuar kete dhe ky eshte problem edhe lajm shqetesues. Kryeminister qe mendon se varkat qe udhetojne neper bote perbejn lajm per Kryeinistrin eshte FATKEQESI.

            Përgjigjjuni
        2. f
          futja kot

          ky "fakiri"i whatsapp vjen e blen naften ne shqiperi per buken e gojes....se ne e kemi naften me te lire ne bote per keta "fakirat" multimiliareder... kurse Shqipetaret qe "nuk kane ku cojne leket" sa nuk i del me mbyll mujin e blejne sa "frengu pulen" kurse karriget e pushtetit nuk e njofin fare pompen e karburantit se tolloni vuuuu. "lum ne"

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Me siguri kush e njeh Ramen ai cdo marreveshje ben qofte edhe shkarkimin e tere vajit te djegur qe ka vetem e vetem te thote se kush ka ardhur ne portin shqiptar!Ky njeri tejkalon cdo imagjinate idjotesh!Pse more injorant ky eshte zhvillimi per nje vend?se vjen nje jaht dhe u be shqiperia?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

              Vijnë dhe pastrojn vrimat e tyre të wc për të vazhduar aventurën detare.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje