Rania Zeriri, një yll holandez i muzikës pop, u gjet në Mercogliano, një zonë e Avelinos në Itali, ku jeton si e pastrehë. Administrata komunale ka nisur nga puna për ta ndihmuar 39-vjeçaren, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se artistja është e sigurt.
“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren e re holandeze, e cila ndodhet në vështirësi”, tha kryebashkiaku, në një postim të shoqëruar me një foto ku Zeriri shihet e ulur në anë të rrugës dhe me disa çanta, gjë e cila vjen pas vdekjes së nënës së saj.
Kryebashkiaku shpjegoi se ai është në kontakt me ambasadën holandeze, së cilës i shpjegoi situatën e këngëtares.
Ndërkohë, psikologja Michela Bortugno, nga shërbimet sociale italiane, ndodhet pranë artistes, shkruan tgcom24.
“Tashmë kemi marrë disponueshmërinë e një ambienti në Mercogliano, në të cilin Rania mund të strehohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë atë”, shkruhej në postimin e kryebashkiakut.
Qytetarët të cilët janë ofruar që ta ndihmojnë thanë se ajo thotë se flet me Zotin dhe se nuk pranon ndihmën e askujt.
Miqtë holandezë të Ranias gjithashtu kanë nisur me thirrjet për të ndihmuar këngëtaren, ndërsa deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli, premtoi se do të vepronte si ndërmjetës me ambasadën holandeze në mënyrë që ajo të mund të kontaktonte sërish me familjen e saj.
Rania Zeriri i hodhi hapat e parë në karrierën si këngëtare në spektaklin e muzikës në Gjermani, Deutschland sucht den Superstar 2008 (DSDS), ku përfundoi në vendin e pestë dhe më pas filloi të fitonte një famë akoma më të madhe në Holandë dhe Gjermani.
Historia e saj ngjason me atë të Parashqevi Simakut, e cila disa muaj më parë u gjet në një stacion treni në SHBA, e cila më pas u kurua në një spital psikiatrik dhe tani ka lënë pas çdo moment të vështirë.
Ore po kaq intuite nuk keni, ku dy jane arresyet se perse bejne kete jete keto yje;Ose jane nen efektin e lendeve narkotike ,ose i kane shijuar gjithe jetet e vetem kete nuk e kane bere dot.
ate po e ndihmon shteti nders zonjen simaku se ndihmoj askush perveq eltonit edhe ne disa qe dham ngapak ne goofundme marri per shtetin shqiptar e per bisnismenat
Dakord qe kishte ze te bukur zonja ne fjale. Por perse nuk e thote asnje cu ka bere kolegve ajo sa ishte e dashura e marash hajatit? E di kush qe kenga qe fitoj ajo ishte e liljana Kondakciut dhe ja ka marre nje nate para festivalit dhe Liljana u be per ilace. Artisetet e atyre viteve thonin dy ishin tmerr i RTSH, marashqevija e osman mula sek partie.Por ka dy thenie te vjetera"cte mbjellesh do korresh" dhe "cte besh ndaj dikujt ne mos robi ta ben Zoti".
simaku as tek thembra nuk i vinte kondakçiut....dava fshatareje...