Historia e dashurisë që u kthye në tragjedi, influencerja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas martesës

17 Shtator 2025, 14:54Lifestyle TEMA
Historia e dashurisë që u kthye në tragjedi, influencerja e

Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë.

Ngjarja e rëndë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi dhe ka lënë të shokuar familjen, miqtë dhe gjithë opinionin publik.

Adna Rovčanin-Omerbegović, 26 vjeçe, kurorëzoi dashurinë e saj më 13 shtator, në një hotel në Ilidža të Sarajevës, ku organizoi një dasmë në praninë e të afërmve. Vetëm disa orë më vonë, ajo nisi të ndihej keq papritur. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi, deri në humbjen e vetëdijes, duke e detyruar familjen ta dërgonte urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, e reja ndërroi jetë më 15 shtator, vetëm dy ditë pas martesës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e saktë të vdekjes, edhe pse aludohet.

 

3 Komente

  1. A
    Abu Albani

    Do kete ngrene ushqime "bio" shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Kjo eshte shume e njohur ne fakt. Jeni pjerdhur nga trute, nuk e di cili redaktor e aprovoi kete lajm per postim, por jeni per gjynah.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Varikarsinaaa

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje