Tre vajza të reja janë vrarë në mënyrë brutale nga një grup kriminal i trafikut të drogës në Argjentinë, pasi u rrëmbyen dhe iu nënshtruan torturave dhe përdhunimit, një pjesë e të cilave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok, duke tronditur opinionin publik.
Ngjarja është cilësuar nga autoritetet si një “akt hakmarrjeje” i mirëplanifikuar nga një bandë narkotrafikantësh, e cila besohet se i mashtroi vajzat duke i ftuar në një “event”, për t’i çuar më pas drejt ekzekutimit të tyre me metoda çnjerëzore.
Viktimat janë identifikuar si: Lara Gutierrez, 15 vjeç, më e reja mes tyre. Brenda del Castillo, 20 vjeç. Morena Verdi, 21 vjeç.
Sipas mediave lokale, dy nga viktimat ishin akuzuar për vjedhjen e katër kilogramëve kokainë nga grupi kriminal, një veprim që mendohet se çoi në hakmarrjen e përgjakshme.
Detaje makabre nga vendi i krimit:
Lara Gutierrez kishte humbur të gjithë gishtat e dorës së majtë përpara se të ekzekutohej.
Brenda del Castillo kishte plagë të rënda në kokë dhe barku i ishte çarë.
Morena Verdi ishte asfiksuar me një qese plastike në kokë.
Trupat e vajzave u gjetën të groposur në një kopsht, pesë ditë pas zhdukjes së tyre. Hetimet zbuluan se vendi i krimit ishte një shtëpi e përdorur nga grupi kriminal si bazë operacionale.
Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Javier Alonso, deklaroi se:
“Vajzat u panë për herë të fundit duke hipur në një automjet me dëshirë, duke menduar se po shkonin në një event. Në fakt, ato ranë në kurthin e një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila kishte planifikuar me detaje eliminimin e tyre.”
Sipas autoriteteve argjentinase, udhëheqësi i bandës që urdhëroi vrasjen është një shtetas peruan, i cili dyshohet se ka braktisur vendin. Deri tani, katër persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin dhe përtej kufijve, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë në rrjetin kriminal pas krimit makabër./ Burimi: The Sun
Ky Havier Alonso, qenka me gjithë mend Minister Sigurie. I sigurte fare. Po pse priten qe te vriteshin tre vajzat pastaj te ndiqej Banda ne fjalë? A thua ky ishte krimi i parë i kesaj bande? Prandaj mos u qani, se Shqipëria është mire krahasuar me disa vende. Këtu te ne banditet vrasin njeri tjetrin, se duan t'ja lehtesojne punen policisë.
15 vjece meret me grup kriminal shitje droge , te trja baxhella u rrofshin buzet e bythet qe kishin bere , dava funderinash .
Une nuk vras dot nje mize. Si ka mundesi ka njerez te tille. Ato kane qene kalamaj. Mjere vajzat e mjere familjet e tyre. Katile te tmerrshem.
Ska pune shteti ne kte vrasje, hakun duhet ta marri vllai ose babai i viktimave, ndjese pacin
Njerëz të degraduar, llum njerëzor që Fatkeqësisht në dorë kanë një telefon që u mundëson të bëjnë publike gjithë ndyrësitë e kryera! Nuk ngeli maskara dhe idiot në këtë botë pa llogari tiktoku!